BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përkujtohet tërmeti i 26 nëntorit, qeveria premton strehim për të gjitha familjet e dëmtuara, opozita akuza për harresë

Përkujtohet tërmeti i 26 nëntorit, qeveria premton strehim

Një vit më parë Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi një bilanc me 51 viktima dhe mijëra të plagosur. Shumë familje mbetën pa shtëpi, ndërsa 11 bashki u prekën, duke përfshirë dy nga më të mëdhatë e të populluarat si Tirana dhe Durrësi. Qeveria premtoi një program ambicioz për rindërtimin, madje krijoi edhe një ministri të posaçme me të njëjtin emër për mbarëvajtjen e procesit. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ka zhvilluar dje një vizitë të rëndësishme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dabi. Rama ka deklaruar se është në këtë vizitë për firmosur një marrëveshje të financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha nga ky vend. “Rastësia e desh që sot në 1 vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara, për të firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës. Ishte mirësia vëllazërore  e një miku shumë të çmuar, Princit të Kurorës Mohammed bin Zayed, që në ato ditë aq të zymta më hapi derën e shtëpisë së tij dhe ma dëgjoi lutjen për ndihmë, e cila bëri të mundur manifestimin e jashtëzakonshëm dhe të paharrueshëm të solidaritetit nga ana e Emirateve të Bashkuara për Shqipërinë, në Konferencën e Brukselit”, u shpreh Rama.

Opozita akuza qeverisë

Në 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, Partia Demokratike zhvilloi një komunikim me median, ku ishin të pranishëm ish- deputet të PD pjesë e ekipit që ka ndjekur nga afër procesin e rindërtimit pas kësaj tragjedie. Ata ngritën akuza në drejtim të qeverisë se qeveria nuk ka mbajtur premtimet për rindërtimin dhe i ka lënë në harresë qytetarët. Gjatë fjalës së saj Dhurata Çupi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas saj ka harxhuar kohën duke zvarritur procedurat, për të përfituar nga fondet e rindërtimit. Sipas saj qeveria gjatë këtij viti kanë bërë shumë premtime dhe pak rezultate, ndërsa theksoi se qeveria po e përdor fatkeqësinë për të vjedhur dhe për zgjedhje. “Edi Rama premtoi se shumica e qytetarëve do të kishin shtëpitë e tyre brenda dhjetorit, por kjo nuk ka ndodhur. Edi Rama është shumë i vonuar, qeveria e tij është shumë e vonuar! Ata e harxhuan kohën duke zvarritur procedurat, në mënyrë që klientët e qeverisë të merrnin copën e tortës nga fondet e rindërtimit. Gjithçka e kemi të dokumentuar. Prej sot, ne do t’u faktojmë shqiptarëve sesi kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë përdorur tërmetin për të mbushur xhepat dhe për të manipuluar këta njerëz në nevojë përpara zgjedhjeve. Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin. As ai dhe asnjë nga qeveria nuk janë në gjendje t’i përgjigjen një pyetje fare të thjeshtë: Pse nuk i mbajtën premtimet”, tha ajo. Po ashtu edhe ish-deputeti i PD Dorian Teliti ngriti akuza në drejtim të qeverisë se i ka braktisur qytetarët, ndërsa u shpreh se e vetmja gjë që bënë kjo qeveri është  të vjedh. “Fatkeqësinë e keni vuajtur dhe po e vuani edhe sot ju njerëzit e thjeshtë. U shpërfillët dhe braktisët, pasi për ata, hajdutët e fatkeqësisë, ju njerëzit e thjeshtë jeni thjesht “numra pa vlerë” në regjistrat prej letre bakalli. Fatkeqësia është përdorur për të vjedhur kudo dhe hapur. I njëjti model vjedhjeje i 7 viteve të fundit, por tashmë nga një burim i ri, ai i gjoja, rindërtimit”, u shpreh ai.

Më të lexuarat