
Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Përlotet Nora Malaj, humb njeriun e shtrenjtë: Ende nuk e kuptoj që këto fjalë po i shkruaj për ty! Do më mungosh shumë o shoku, miku dhe vëllai im!

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Mars 2021
Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka humbur sot mikun e saj më të mirë. Ajo me një postim shumë prekës shkruan se sëmundja tumorale e mori shumë shpejt nga jeta.
Malaj kujton edhe kohët që ka kaluar me të dhe shkruan se dita e sotme ishte plot dhimbje dhe lot.
“Kur vdekja nuk te kursen!
Shoku im i mirë dhe miku i shtrenjtë i familjes sime , sot ike dhe na the lamtumirë!
Vdekja të rrëmbeu dhe nuk të kurseu i miri Hasan. Ti nuk u dorëzove dhe nuk the asnjëherë lamtumire , po ja që na le .. Nesër bënë 57- vjeç , se ne jemi moshatarë, po ti vetêm 6- muaj me i madh dhe gjithnjë kur debatonim më thoje : Ej , motra jam 6- muaj më i madh se ty... si të doje të fitoje përparësi dhe të tregoje se ishe me i madh .. Po në fakt mosha nuk ishe për të ikur... Ti çdo gjë e beje me vrap, me energji pozitive si djalosh i ri , me plotë gjallëri e mirësi.. Me kujtohet kur une u sëmura nga Covidi ti me merrje cdo ditë e kishe shume frikë se une nuk do ja hidhja .. Po ja që fati mua me ndihmojë e ty jo. Semundja jote tinzare, ajo masa tumorale te mori shpejtë dhe ti fluturove në qiell, duke lene Merin, Idën, Dardanin , nipin dhe te gjithë të dashurit me lot ne sy e dhimbje ne shpirt. E le nene tende , të moshuar me dhimbje ne zemer, pasi asnje nene nuk do te jetoje kur djalin nuk e ka me.Nuk di si te them , po jeta nganjeherë të duket si nje vrap i madh dhe nuk e dimë kur dhe ku do jetë stacioni i fundit . Ti , i miri Hasan, e doje jetën ne te gjithë dimemsionin dhe e shijove dhe e jetova ate . Ende nuk e kuptoj qe keto fjalë po i shkruaj per ty. Janë ca njerëz që nuk iu shkon fare vdekja .. Njeri pre tyre je dhe ti.. Ti kishe lindur per te jetuar , se ishe sfidant dhe e sfidove vdekjen deri ne fund. Do me mungojë kafja jone qe e pinim te Tafaj, biseda dhe mbeshtjeja qe i jepnim njeri- tjetres. Sot ishte nje dite plotë dhimbje e lot. E tani udhetofsh drej Parajses miku im dhe Zoti le te pres krahehapur , i miri dhe i shtrenjti Hasan. Ta dish , do me mungosh shume o shoku , miku dhe vellai im!! Nuk te ndalova dot! Ishte zgjedhja jote... Askush nuk kishte force te te ndalte! Prehu i qetë ne Parajsë!”, shkruan Nora Malaj.
Më të lexuarat


Bushati paralajmëron goditjen e fortë që do të marrë së shpejti çifti Meta-Kryemadhi

VIDEO/ Festë në familjen e Saimir Tahirit, ish-ministri i Ramës ndan pamjet emocionuese me ndjekësit e tij

Do jemi pjesë e Bashkimit Europian brenda mandatit të parë? Përgjigjet prerë Lulzim Basha

SHBA jep mesazhin e fortë pak para zgjedhjeve: Kemi investuar 1.5 miliardë € në Shqipëri, ju mbështesim fuqimisht në ...

"Lekë, lekë, lekë, lekë. Iu premton të gjithëve lekë", Rama sulmon Bashën, kujton kohën kur ishte kryebashkiak: E ktheu Tiranën te plehrat, sot...

Valentina Leskaj del me deklaratën e fortë pak para 25 Prillit: Vendit po i bëhet një dëm i madh nga ...

‘Pushteti s’ka qenë kurrë i imi, as i krushqve!’, Rama: Mandati i tretë i PS do ti japë Shqipërisë ...

Të dhënat e mbi 900 mijë votuesve nga portali e-Albania, Elisa Spiropali tregon çfarë është patronazhi dhe ka një thirrje për prokurorinë

Basha del me apelin e fortë për qytetarët: Janë dy-tre dokumente që qëndrojnë mbi tavolinë, sot kam vetëm një mesazh për ju!

Zgjedhjet e 25 prillit/ Luan Rama bën denoncimin e fortë nga Vlora: Kandidatët e PS ofrojnë favore për vaksinën dhe për marrjen e ...
