
Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Përloti Kuvendin me fjalimin e saj, Rigerta Loku del me thirrjen e fortë për zgjedhjet e 25 prillit: Ne jemi njerëz pastaj jemi parti!

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021

Rigerta Loku njihet nga të gjithë si deputetja që përloti Kuvendin me fjalimin e saj. Ajo do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e partisë Nisma Thurje të Rudina Hajdarit.
Rigerta Loku ka kërkuar besimin e qytetarëve për të ndryshuar gjakun politik, pasi njerëzit kanë nevojë për qasje dhe propozimeve të reja.
E ftuar në emisionin ‘Ditari’ ajo theksoi se janë përqendruar te elektorati gri dhe ata që kanë humbur besimin te politika e vjetër.
“Njerëzit kanë nevojë për qasje të re e propozime të reja. Për 30 vjet ka rrotacion është proces historik që e reja të përfshihet në politikë dhe jam shumë e hapur. Krijimi i partive të reja dhe njerëzit të japin ndikimin e tyre në jetën shqiptare. U drejtohem atyre që kanë humbur besimin. Të votohet e reja, të na jepet mundësia për të shkuar përpara. Jemi përqendruar tek elektorati gri Nuk kam eksperiencën e partitë e mëdha por risinë. Diçka e re duhet të futet në parlament dhe gjaku i politikës duhet të ndryshojë. Unë kam zgjedhur Nismën Thurje se ishte e reja, kam zgjedhur dhe ftoj këdo që ka dëshirë të shohë sesi funksionon. Ne jemi shumë të hapur”.
Kandidatja e Nismës thurje për qarkun e Lezhës theksoi se partia që ajo përfaqëson ka në qendër individin dhe jo partinë, sikurse edhe meritokracinë.
“Në Qarkun Lezhë, nisma Thurje nuk e vë partinë para individit. Ne jemi njerëz pastaj jemi parti dhe kjo nuk ka të bëjë fare me partitë e vjetra. Nuk jemi të indoktrinuar në ato dogma të vjetra politike. Çdo gjë i duhet lënë kohës, partitë e vjetra aty kanë qenë dhe janë dhe të gjithë këta njerëz kanë po të njëjtët njerëz dhe njerëzit të votojnë njeriun individin, partia qëndron pas individit. Duhen të rrinë në vendin e punës ata që e meritojnë”, u shpreh Loku.
Më të lexuarat


Monika Kryemadhi ministre e Brendshme pas 25 prillit? Kryetarja e LSI befason me përgjigjen

Debat në studio/ Erion Kristo reagon ashpër ndaj Taulant Ballës: Pse po i fusni mbeturinat e LSI- së në lista?

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Taulant Balla zbulon risinë që do ketë PS-ja në listat e saj

Gazetarja e 'vë me shpatulla pas muri', Monika Kryemadhi shtang me deklaratën: Do të ishte më mirë nëse s’do të kishte ambasadorë që vijnë dhe lënë me barrë vajzat e shqiptarëve dhe më pas...

Gazment Bardhi tregon se çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit

Plas SKANDALI me demokratët në Vlorë/ PD merr zyrat e selisë qëndrore në pronën e “trafikantit” që akuzoi vetë

SURPRIZAT! Zbardhet sondazhi i dytë nga Euronews: Rama apo Basha! Ja kush do të jetë kryeministër sipas shqiptarëve

Gara për 25 Prillin, Ylli Manjani flet hapur: Ja pse Ramën nuk mund ta krahasojmë me Bashën!

Zgjedhjet po afrojnë! Nard Ndoka befason me deklaratën: Largohem përfundimisht nga politika nëse...

Largimi i emrave të bujshëm nga selia blu, Topalli tregon arsyen pse Lulzim Basha e nxori jashtë PD
