BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Politike

Përplasjet e forta kryeministër-president/ Reagon Bamir Topi: Ja pse Meta nuk i bën dot ballë Ramës

Përplasjet e forta kryeministër-president/ Reagon Bamir Topi: Ja pse

Ish-presidenti i vendit Bamir Topi, ka komentuar debatet e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit  Ilir Meta.

Topi thotë se Meta po tenton që të ruajë ekuilibrat, por e ka të vështirë, pasi Rama ka thuajse çdo pushtet sot.

“Përplasjet në politikë janë normale. me kalimin e viteve, është vulgarizuar gjuha për publikun. Ka pasur lider politik të ashpër, por nuk kanë përdorur gjuhë vulgare. Politika pranon pranimin e fakteve, pranon debatet e forta, por ka kaluar në vulgarizëm e gjitha. Ka 22 vjet që ka nisur vulgarizimi i gjuhës politike. Ka qenë viti 2000, kur Edi Rama ulëriste “Doktor Rrumpalla” etj.

Deri në atë kohë politika ka qenë e ashpër, është përdorur edhe arma në parlament, por fyerjet nisën në këtë vit. Sot pëlqehet më shumë ai që përdor gjuhë rruge. Replikat janë e marrëdhënies shkak – pasojë. Njeriu që ka përdorur gjuhë vulgare është Edi Rama. Meta ka një post, që ka kompetenca shumë të limituara. Kreu i shtetit tenton që të ekuilibrojë, por nga fuqia e madhe që ka Rama, është e pamundur që të bëjë balancim”, tha Topi.