BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Politike

Përplasja e fortë mes dy institucioneve KLGJ-KLP, Kuvendi merr vendimin e menjëhershëm (Dokumentet)

Përplasja e fortë mes dy institucioneve KLGJ-KLP, Kuvendi merr

Kuvendi u tërhoq nga vendimi i pak ditëve më parë, përmes të cilit njoftoi shpalljen e vakancës për dy vende në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 2 vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për anëtarët me mandat 3 vjeçar.

Mandatet e dy anëtarëve jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atyre joprokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk përfundojnë në shkurt të 2021, sikurse kishte përllogaritur Kuvendi, por në dhjetor të vitit të ardhshëm, kohë kur mbushen plot tri vite nga dita kur këto institucione nisën nga puna.

Të dy institucionet, dolën kundër vendimit dhe përcaktuan se mandatet e këtyre anëtarëve, fillojnë në ditën kur këshillat kanë nisur nga puna dhe sipas përllogaritjeve, ata duhet ta dorëzojnë detyrën në dhjetor të 2021.

Sipas vendimit të Kuvendit, që hyn në fuqi menjëherë, revokimi nga vendimi i parë erdhi pas administrimit të vendimeve nga dy institucionet KLGJ-së më datë 15 Tetor dhe të KLP-së më datë 13 tetor.