Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përplasja e Metës me Ardian Dvoranin, LSI hidhet në sulm: Manja dhe Xhafaj po shkatërrojnë...

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po shkatërrojnë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në studion e ''Faxweb'', Braimllari e quajti kreun e KED-së, Ardian Dvoranin si 'ushtar që zbaton urdhrat e kryeministrit Edi Rama'' në lidhje me ngërçin e caktimit të Arta Vorpsit apo Marsida Xhaferllarit për vendin e anëtares së pestë së GJK-së.

''Nga ana presidentit po kryen të gjitha aktet që të krijohet një Gjykatë Kushtetuese e pavarur. Pse kërkon Edi Rama ta shkatërrojë?! Sepse tmerri i vërtetë i Edi Ramës është një Gjykatë Kushtetuese e pavarur, sepse do merren vendime me konçesionet që jep Edi Rama. Edi Rama nuk mund ta bllokojë dot Gjykatën Kushtetuese.Për mua kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, që janë Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë, të cilët kërkojnë që të shkatërrojnë një herë e mirë sistemin e drejtësisë në vend, sepse janë të tmerruar nga Gjykata e pavarur. Janë një grup që zbatojnë porositë e dhëna nga Edi Rama. Këto të gjithë do të jenë në proçes, sepse të gjithë kanë shkelur ligjin. Nuk mundet që t’ja falë njeri këtë që po i shkaktojnë vendit. Është e turpshme, po përdoren institucionet shtetërore për interes personal të Edi Ramës'', deklaron Braimllari.
 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 09:52

Ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi tha se ka shkuar në 13000 numri i njerëzve të strehuar në hotele, ndërsa njoftoi se pas Tiranës edhe Durrësi do të miratojë bonusin e qirasë për akomodimin e njerëzve në ambiente me qira

Postuar: 07/12/2019 - 09:29

Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së sotme se është përgatitur një kërkesë për shtyrjen e

Postuar: 07/12/2019 - 09:25

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të jashtëzakonshme dha porositë e radhës se si do

Postuar: 07/12/2019 - 09:20

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe prokuroritë e rretheve kanë gati dosjet që do të kalojnë te SPA

Postuar: 07/12/2019 - 09:16

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë sot se 15 Dhjetori është afati i fundit për strehimin

Postuar: 07/12/2019 - 09:10

Presidenti Ilir Meta ka nisur të tërhiqet nga skenarët bllokues të reformës në drejtësi.

Postuar: 07/12/2019 - 09:07

Kreu i qeverisë deklaroi se Komitetit Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e hënë për ta