BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Politike

Përplasja e Metës me Yuri Kim, Bamir Topi nxjerr blof presidentin: Kur ata kanë për të shprehur diçka në publik...

Përplasja e Metës me Yuri Kim, Bamir Topi nxjerr blof presidentin: Kur

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në lidhje me sjelljen e presidentit Meta gjatë fushatës elektorale, ku tha se një kryetar shteti duhet të flasë me një fjalor të moderuar dhe se në atë pozicion është për të dhënë mesazhe për ruajtjen e qetësisë në situata të vështira.

Gjatë një emisioni televiziv, Topi u ndal edhe te marrëdhënia me SHBA, që i konsideroi aleatë të padiskutueshëm dhe të sinqertë të Shqipërisë dhe Popullit shqiptar. Ndërsa Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta ndaj ambasadores Yuri Kim, ish-kreu i shtetit, duke u nisur nga eksperienca e tij, tha se marrëdhëniet me ambasadorët e SHBA janë marrëdhënie me Amerikën. Sipas tij, SHBA nuk bën diplomaci dhe janë të drejtpërdrejtë sepse janë të vërtetë.

"Mund ta deklaroj solemnisht që unë aleat në 5 vite president nuk kam pasur shqiptarët, sepse kam qenë mes dy zjarreve, zjarri i mazhorancës politike dhe një lojë tinëzare të opozitës së Edi Ramës. Ishin këta që shkuan deri në atë përplasje që mban vulën e 21 janarit dhe nëse unë kam pasur aleatë të vërtetë që më janë gjetur në sekondë, janë SHBA. Janë aleatë të vërtetë. Unë në politikë kam kaluar situata të jashtëzakonshme. Këtu nuk është problemi individual, kur them kam pasur aleatë të fortë SHBA, i kam pasur si kryetar shteti dhe në mënyrë absolute aleatë të popullit shqiptarë. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Marrëdhëniet me ambasadorin janë marrëdhënie me SHBA. Nuk kanë nevojë amerikanët të bëjnë diplomaci, janë të drejtpërdrejtë sepse nuk kanë hile. Unë nuk besoj që ka marrëdhënie personale, të personalizuara me ambasadorët, nuk ka mesazhe personale kur ata kanë për të shprehur diçka në publik", tha ai.

Më të lexuarat