BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Politike

Përplasja e Presidencës me Kuvendin për Kushtetuesen/ Venecia publikon draft-opinionin, vjen reagimi i parë nga qeveria

Përplasja e Presidencës me Kuvendin për Kushtetuesen/ Venecia

Komisioni i Venecias ka publikuar draft opinionin për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në konkluzionet e raportit thuhet se, nevojitet dialog konstruktiv ndër institucional dhe bashkëpunim për të kaluar ngërçin e krijuar me emërimet e reja dhe përplasjen Kuvend-President.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha se Partia Socialiste do të presë vendimin final të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatojë atë.

Vendimi përfundimtar pritet të dalë në 20 qershor.

“Për të risjellë në kohë çështjen, bëhet fjalë për iniciativën e Kuvendit të Shqipërisë në kushtet e refuzimit jo ligjor nga ana e presidentit të republikës për të refuzuar. Kuvendi mori iniciativën për vendosjen e një mekanizmi zhbllokues. Në mars Komisioni i Venecias nuk e miratoi një opinion. Opinioni do të miratohet në 20-21 qershor. Unë mbetem dakort me opinionin e SHBA, se të gjitha palët, të presim opinionin përfundimtar. Çdo dokument është kërkuar të mbahet kofidencial. T’i lemë kohën e nevojshme anëtarëve të KV të japin verdiktin final. Ne do t’i qëndrojmë strikt vendimit të Komisionit të Venecias,” deklaroi Balla për Java.

Më të lexuarat