BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Përplasja Rama-Meta, ish-ministri nxjerr 3 tezat që duan vëmendje: Ilir Meta dhe Edi Rama zihen e pajtohen relativisht, por...

Përplasja Rama-Meta, ish-ministri nxjerr 3 tezat që duan

Lidhur me përplasjen Rama-Meta, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se kryeministri po përpiqet të ngulë disa teza që meritojnë sqarim.

Sipas Manjanit, Presidenti e Kryeministri alias Ilir Meta dhe Edi Rama zihen e pajtohen relativisht shpesh.

"Kjo nuk është çështje politike e aq më pak e opozitës", shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

Disa çështje që meritojnë sqarim.

Në përplasjen Kryeministër-President, jo e vetmja në historinë e shtetit, Kryeministri përpiqet të ngulë disa teza që meritojnë sqarime.

1. A ka shkelur Presidenti Kushtetutën?

Pa asnjë dyshim Kryeministri nuk është institucioni që gjykon e as ngre dot akuzë për shkelje të Kushtetutës.

Por pavarësisht këtij konstatimi formal, në esencë Presidenti është në rolin e tij Kushtetues: të EMRRIMIT të ministrave. Pra e theksoj EMERIMIT

Sipas Kushtetutës EMERIMIN e bën Presidenti me Dekret. Po sipas Kushtetutës Dekreti lëshohet në bazë të propozimit të Kryeministrit.

Kështu ka ndodhur, 8 nga 9 propozime të Kryeministrit u dekretuan. Njëri jo. Dhe për këtë “njërin” na qënka shkelur Kushtetuta pse Presidenti nuk pranoi një propozim?!

Kërcet shumë kjo logjikë.

Nga ana tjetër shkelje të Kushtetutës nuk përbën një zbatim disi ndryshe i Presidentit të kompetencës së tij.

Në kët vend shkelen hapur liri e të drejta themelore nga qeveria. Po nga qeveria ka tentantiva serioze për të shkëmbyer territor të shtetit me Greqinë. Le pastaj procesi ligjvënës që është gjithnjë jashtë procesit kushtetues.

Këto janë shkelje, jo rrezimi i merituar dhe publikisht i pranuar i Gent Cakës.

2. A po e krijon ndarje Shqipëri-Kosovë Presidenti?

Teza është qesharake në substancën e vet, pa dyshim!

Të thuash që Presidenti nuk pranoi Gent Cakën (bashkë me letrën idiote të Batonit) po na ndan me Kosovën është të flasësh si e ëma e Zeqos në maj të thanës!

Nëse rrëzimi i Cakës na ndau me Kosovën, mos vallë dekretimi i Besa Shahinit na afron?!

Apo nuk është kosovare ajo?!

Idiotësi tezë! Propagandë e lodhur...

3. A po sillet Presidenti si kryetar opozite?

Mos dekretimi i propozimit të Kryeministrit nuk i intereson aspak opozitës. Kjo e fundit ka betejë me Ramën dhe modelin e tij, jo me Gent Cakën.

Ndaj çdo shpërqendrim vemendje nuk është në favorin e opozitës.

Sherri President- Kryeministër ashtu si dhe takimet jo transpartente të tyre janë pjesë e shpërqendrimit të vemendjes.

Ndaj nuk i shërben e as i duhet fare opozitës kjo gjë!

Presidenti e Kryeministri alias IM dhe ER zihen e pajtohen relativisht shpesh. Kjo nuk është çështje politike e aq më pak e opozitës.

Këto janë tre teza që meritojnë një vemendje dhe ndoshta edhe disa sqarime të fohta.

Debati mbi etikën e komunikimit publik lë për të dëshiruar reciprokisht!

Më të lexuarat