Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përplasje, bomba molotov dhe të lënduar, Spartak Ngjela nxjerr detajet e forta, tregon se çfarë fshihet pas ‘Astirit’: Me ligj atyre nuk u takon asgjë. U hodh në atë kohë Saliu...

Postuar: 12/11/2019 - 23:59

IKMT ka përfunduar aksionin në zonën e “Astirit” për shembjen e banesave të cilat do të preken nga projekti i Unazës së Madhe. Mësohet se ditën e stome u shembën 33 objekte, ndërsa menjëherë ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre banesave. Shembja e banesave solli përplasje të ashpër mes banorëve të cilët mbronin banesat e tyre dhe forcave të policisë

Avokati Spartak Ngjela tha se kjo përplasje erdhi si pasojë e mungesës së funksionimit të ligjit ndërsa argumentoi se qeveria do të bënte një akt anti-ligjor nëse do të jepte para për pronarë banesash të cilët nuk kanë leje për pronat e tyre.

“Shteti ligjor nuk i mbron ata, mbetet ti mbrojë shteti social, ata janë në proces legalizimi, dhe në bazë të ligjit nuk kanë asnjë të drejtë. Një qeveri që jep para jashtë ligjit është krim. Pse i lanë kaq gjatë? Pse e bëri tani? Si zgjidhet kjo çështje? Zgjidhet vetëm në gjykatë. Unë nuk kam lidhje me këtë qeveri, dhe po të jem unë nuk jap asnjë para për këtë rrugë, do të ndiqja procesin ligjor. Këtë gjendje e ka krijuar korrupsioni, le ta zgjidhin, por jo me protesta, kjo zgjidhet me Gjykatë.

Kjo është një përplasje sociale që e la Rama të vijë deri këtu. Ju nuk dini të ndërtoni, janë ndërtuar në formë korruptive. Kanë ardhur ekspert që kanë thënë se duhen deri në 500 milionë euro për të rikthyer normalitetin në qytet. Gjithë kjo që ka ndodhur është paaftësi e shtetit nga njëra anë dhe korrupsionit nga ana tjetër. Pse e lejon të ndërtojë pa leje kur ti e din se pa leje nuk duhet të ndërtohet? Gjithë këta të legalizuarit, nuk i kanë të sigurta pronat nëse vendoset ligji. Po flas me terma normal, pronë me ligj nuk jepet, prona ose blihet me kontratë ose është e trashëgueshme. Para disa vitesh u tha që të bliheshin truallet, dhe nuk u lejua, u hodh në atë kohë Saliu. E gjithë kjo që po ndodh sot është produkt i pronësisë së truallit”, tha Ngjela në Fax News.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 14:24

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka shkruar se vetëm një mendje perverse mund të urdhëronte prishjen e kësaj godinës nr.15, në datën 8 Dhjetor, që është dhe festa e Rinisë.

Postuar: 08/12/2019 - 14:10

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin e Top Channel ka zbardhur takimin me Erdoga

Postuar: 08/12/2019 - 14:00

Akti i fundit i firmosur nga Arta Marku para lënies së detyrës është një udhëzim për pavarësinë e

Postuar: 08/12/2019 - 13:41

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte në qytetin e Peqinit, p

Postuar: 08/12/2019 - 13:24

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Shiko kush luan” ishte i pranishëm edhe kryetari i b

Postuar: 08/12/2019 - 13:12

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e investitorëve myslimanë që po mbahet në Tu

Postuar: 08/12/2019 - 13:00

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka përkujtuar sot 29-vjetorin