BREAKING NEWS

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks
x

Politike

Përplasje e fortë mes Veliajt dhe Kryemadhit, kreu i bashkisë kritika për rindërtimin, reagon LSI

Përplasje e fortë mes Veliajt dhe Kryemadhit, kreu i bashkisë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme tha se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në Prokurori duke i cilësuar shpifje akuzat për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Njësisë 9, Veliaj tha se fëmijët e tyre i çojnë me studime jashtë vendit, kurse për fëmijët që studiojnë në Shqipëri nuk bënë asnjë shkollë kur drejtonin qytetin. Sipas tij edhe janë të paaftë të ndërtojnë edhe dalin kundër shkollave të reja që bashkia po ndërton. Veliaj u shpreh se në kohë pandemie vilat e tyre janë shtuar e iu është rritur vlera. “Fëmijët e tyre i kanë në Angli dhe Holandë. Për çfarë iu duhen shkollat këtyre?! Ngritën gjithë atë histeri për shkollën “Sami Frashëri”! Monika duhet çuar në prokurori për shpifje. Do e ndërtojnë në Paskuqan thanë, por Paskuqani është në bashkinë tjetër. Mirë që s’dinë të punojnë, mirë që janë të paaftë, që s’kanë bërë një shkollë në Tiranë edhe kur e qeverisnin bashkë. Kam kaq kohë që i sfidoj. Më thoni një shkollë që keni ndërtuar, por nuk kanë bërë asnjë. Falë punës tonë dhe jo gjumit edhe vilave të tyre iu është rritur vlera, se Tirana tani është e pastër, e investuar dhe e rregullt”, tha Veliaj. Menjëherë pas kësaj deklarate erdhi një reagim nga LSI. Ishte sekretarja organizative e LSI-së, Eriona Bixha, e cila theksoi se Veliaj ka detyrim së pari ndaj qytetarëve të Tiranës, teksa i sugjeroi që mos të merret me propagandë. Bixha tha se janë kërkuar zgjidhje të disa problemeve kryesore dhe sipas saj këto kërkesa nuk janë plotësuar ende. “Kemi kërkuar pastrimin dhe sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza bllokimi i të cilave bëhet shkak për përmbytjet e vazhdueshme. Fatkeqësisht, ende banorët e zonës së “Don Boskos” vazhdojnë të dalin me çizme llastiku nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve. Kemi kërkuar ndërtimin e një kompleksi çerdhe-kopsht-shkollë në zonën informale. Gjithashtu kemi kërkuar edhe rregullimin e infrastrukturës në zonën informale ku sot është edhe më keq. Këto kërkesa të vazhdueshme të bëra në të 4-ta vitet, si një nevojë emergjente ende nuk janë plotësuar. Edhe pse sot me shumë vonesë, ka nisur ndërtimi i një shkolle për këtë zonë, që fatkeqësisht është e rrethuar nga ndërtime kompleksesh gjigante pallatesh duke i “marrë frymën”. Rrugë të pashtruara, puseta të hapura, ndriçim dhe sinjalistikë e munguar, psh Rr. “Pirro Naçe”, Rr. “Andrea Themeli”, Rr. “Ali Kukaleshi” etj. Detyrimi që ke ndaj qytetarëve të Tiranës është i madh, ndaj boll propagandës, mashtrimeve dhe vjedhjeve, por shërbehu me dinjitet dhe seriozitet”, tha Bixho.