BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

Përplasje mes prokurorive për “Dosjen 184”, SPAK e rikthen në Dibër, ping-pong me çështjen e vjedhjes së votave

Përplasje mes prokurorive për “Dosjen 184”, SPAK e rikthen

Emrat e kapur në përgjime për vjedhjen e votave në Dibër duket se do ia hedhin paq. Ishte gjermania “Bild”, ajo që publikoi një seri përgjimesh nga “Dosja 184”, ku flitej për ndërhyrjen e në zgjedhjet lokale. Por kjo dosje duket se është kthyer në ping-pong mes prokurorive. Fillimisht hetimet i kishte Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila më pas e transferoi dosjen në Dibër. Por Prokuroria e Dibrës e ktheu mbrapsht në SPAK, me arsyetimin se nuk ka kompetencë për të hetuar çështjen. Mirëpo ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme është diskutuar kjo dosje dhe është vendosur të kthehet sërish në Dibër. Kujtojmë se Prokuroria e Dibrës e ka mbajtur dosjen për 6 muaj dhe me 22 janar e ka kaluar në SPAK pa bërë asnjë veprim. Pas publikimit të audio-përgjimeve nga “Bild”, prokuroi i Krimeve të Rënda, Klodian Braho nisi hetimet për zyrtarët e Partisë Socialistë që komunikonin mes tyre për votimet, zgjedhësit dhe votat. Por prokurori Braho e kaloi dosjen në Dibër duke bërë që hetimet të ngecin.

Akuzat e PD

Hetimi i dosjes 184 ka sjellë edhe akuza politike nga Partia Demokratike. Asokohe, demokratët akuzuan Arta Markun dhe Donika Prelën, ish kryeprokuroren dhe drejtuesen e Krimeve të Rënda, se ishin ato që po pengonin hetimet për këtë dosje. Akuzat e Partisë Demokratike nisën menjëherë sapo u bë i ditur lajmi se Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencë dhe kësisoj e kaloi dosjen në Dibër. Reagimi ka ardhur menjëherë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi. Ai tha se kalimi i dosjes 184 në Prokurorinë e Dibrës është praktikisht mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve. Sipas tij, kjo provon se për sa kohë Edi Rama është në Qeveri, në Shqipëri nuk ka për të patur kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Heqja dorë nga hetimi prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda është skenari që i siguron paprekshmëri Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Ulsi Manjës, Arben Keshit, Dionis Imerajt, Valbona Sakos dhe të gjithë bandës së partisë në pushtet, të kapur në flagrancë me përgjime të ligjshme të vetë prokurorisë. Heqja dorë nga hetimi dhe kalimi i dosjes në Prokurorinë e Dibrës, me urgjencë dhe në fshehtësi, në prag të ngritjes së SPAKU-t, është qartazi shmangie e kalimit të kësaj dosje tek SPAK-u. Heqja dorë nga hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është provë sesi hajdutët e zgjedhjeve nuk ndëshkohen, por mbrohen nga prokuroria e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama”, ka deklaruar Bardhi.

Kalimi i dosjes në SPAK

Sakaq Partia Demokratike ishte ajo që kërkoi që “Dosja 184” të hetohej nga SPAK. 6 muaj pasi “Dosja 184” kishte kaluar në kompetencën e Prokurorisë së Dibrës për t’u shqyrtuar, demokratët kërkuan që krimi elektoral, që sipas tyre ka ndodhur në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2016-s në Dibër, të hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Sipas tij, fakti që në dosje janë pjesë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, përfshirë dhe vetë kryeministri, ajo duhet të hetohej nga SPAK. Mirëpo edhe SPAK vijon me lojën e ping-pongut sa i takon kësaj dosjeje duke e rikthyer në Dibër. PD ka reaguar ditën e djeshme edhe për këtë lëvizje, duke deklaruar se kjo lëvizje është vendim i drejtuesit të SPAK Arben Kraja për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama. Bardhi deklaroi se hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Ai bëri me faj Arben Krajën dhe sipas tij ky i fundit duhet të sqarojë se pse ka ndaluar hetimet për këtë çështje.