Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përplasje në opozitë, Dashamir Shehi del kundër Mediut, mbështet vijimin e bojkotit parlamentar dhe djegien e mandateve

Postuar: 05/12/2018 - 07:51

Bojkoti parlamentar ka përçarë opozitën shqiptare. Të shtunë, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ka bërë thirrje të hapur kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se ka ardhur koha që t’i jepet fund bojkotit të Kuvendit nga ana e opozitës. Por nuk ndan të njëjtin mendim, aleati tjetër i opozitës, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Shehi deklaroi hapur se është pro vijimit të bojkotit parlamentar, madje edhe djegies së mandateve, përsa kohë siç theksoi ai, nuk ka reflektim nga ana e mazhorancës, sa i takon kërkesave të opozitës. “Para Vitit të Ri ne si opozitë do të zhvillojmë një takim, nga ku do të vendosim se çfarë do të bëjmë me bojkotin parlamentar, pasi ne do të marrim një vendim të përbashkët. Kështu që cilido qoftë vendimi i mirë apo i keq, ne si parti opozitare jemi të destinuar ta respektojmë. Megjithatë, që të hyjë në temë të pyetjes suaj, unë kam mendimin tim që në qoftë se bojkoti përfundimtar, si të thuash çuarjen në djegien e mandateve, që ia vlen për të përmirësuar sistemin zgjedhore kryesisht, mund të provohet për herë të parë në Shqipëri”, deklaroi ai. Më tej, duke komentuar sërish bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës, Shehi iu përgjigj edhe thirrjeve të ndërkombëtarëve. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, e quan të pavend kërkesën e Brukselit që opozita të zërë vendet e lëna bosh në Parlament. Dhe për të argumentuar qëndrimin e tij, Shehi rivuri në dukje faktin se opozita duhet të shkojë në djegien e mandateve, mënyrë kjo që sipas tij, do t’i tregonte Bashkimi Europian se në çfarë krize politike dhe jo vetëm ndodhet sot Shqipëria. “Ia vlen edhe djegia e mandateve për hir të kësaj gjëje, një pjesë e politikës ia vlen të vetësakrifikohet që t’i kujtojmë Europës se këtu po ndodh diçka thellësisht e keqe. Ne nuk kthehemi në Parlament. Kemi shumë respekt për Brukselin, por për këtë thirrje patetike…Ne gjykojmë që vendosmëria jonë do t’ia dalë t’ia bëjë të qartë edhe Brukselit se kush janë problemet reale të Shqipërisë se shpesh herë nuk e kuptojnë”, u shpreh ai.

Reforma zgjedhore

Duke komentuar reformën zgjedhore, kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaroi për gazetën se sistemi zgjedhore duhet me doemos të ndryshojë. Dhe ky është një kusht që sipas tij, aleatët ia kanë vënë në dukje edhe vetë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Megjithatë, Shehi u shpreh se emergjenca e ndryshimit të sistemi zgjedhor nuk është për zgjedhjet lokale, pasi me sistemin aktual partitë e vogla të koalicionit favorizohen, por ndryshimet duhet të ndodhin para zgjedhjeve parlamentare, në mënyrë që këto zgjedhje të zhvillohen me sistemin e ri elektoral. “Unë e kam thënë dhe do të vijoj që ta përsëris që sistemi zgjedhor në Shqipëri duhet të ndryshojë, pasi është një sistem reaksionar, gllabërues dhe bie ndesh me principet e politikës. Madje, unë nuk po luftoj që të ndryshojë sistemi se është kërkesë e partive të vogla, pasi kjo është një përrallë. Sepse ky është një sistem që u leverdis partive të vogla aleate me koalicionet që kanë. Por ne duam një sistem që të jetë gjithë përfshirës, që shqiptarët të vendosin me dorën e vetë. Ne nuk e duam ndryshimin e sistemit zgjedhor për zgjedhjet lokale, pasi nuk na shqetëson. Ne shqetësohemi për zgjedhjet politike. Kështu që në zgjedhjet politike, unë kërkoj një sistem të ri zgjedhor, qofshin këto lista të hapura, zona të korrektuara mazhoritari me proporcional, Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar”, nënvizoi kreu i Lëvizjes për Zhvillimi Kombëtar, Dashamir Shehi, gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:36

Monika Kryemadhi u shpreh se nëse djeg mandatin e deputetes, do djegë edhe Edi Ramën.

Postuar: 10/12/2018 - 22:32

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:17

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të hënën, deklaroi se kryeministri Edi Rama, brenda një

Postuar: 10/12/2018 - 22:10

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 22:00

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presi

Postuar: 10/12/2018 - 21:54

“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”.

Postuar: 10/12/2018 - 21:51

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka kritikuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës,