BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Përplasje të forta brenda mazhorancës, deputetët lumë ankesash ndaj ministrave, nis krijimi i klaneve në PS

Përplasje të forta brenda mazhorancës, deputetët lumë

 Mazhoranca qeverisëse është mbërthyer ditët e fundit nga debate dhe përplasje të brendshme. Që kur u largua ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gazeta e bëri të ditur se kishin nisur përplasjet. Por ditët e fundit ajo janë shtuar së tepërmi. Burime të sigurta të gazetës brenda kampit rozë deklaruan se shumë deputetët të Partisë Socialiste janë të pakënaqur me punën e ministrave. Mësohet se këto pakënaqësi ata i kanë shfaqur gjatë mbledhjeve të grupit të PS, në takimet që kanë zhvilluar në zonat e tyre elektorale, ndërsa ia kanë bërë të ditura edhe vetë kryeministrit Edi Rama. Arsyeja kryesore që ka sjellë këtë “sherr” mes deputetëve dhe ministrave është indiferenca që tregojnë anëtarët e kabinetit qeveritar ndaj kërkesave të ligjvënësve socialistë, siç janë investimet në zona dhe punësimet. Madje, konfliktin mes deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar e bëri të ditur edhe shefi i ekzekutivit pak ditë më parë, kur theksoi se ministrat nuk ua hapin telefonat deputetëve. Ndërkohë që shembulli më i qartë i konfliktit të fortë mes deputetëve të PS dhe ministrave ishte përplasja e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj. Ky i fundit propozoi që të ulet pragu i pagave dhe të tatohen. Mirëpo, Erjon Braçe e sfidoi Ahmetajn. Gjatë një prononcimi për mediat, Braçe deklaroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë për sa kohë të jetë ai në krye të komisionit. Ndërkohë që rezerva për punën e ministrave kanë pasur edhe deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve, të cilët janë shprehur kritikë mbi punën e anëtarëve të kabinetit qeveritar, pasi sipas tyre, po dërgojnë në Kuvend ligje të dobëta. Madje, këtë vërejtje e ka theksuar edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili herë pas herë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka kërkuar nga ministrat që të propozojnë sa më shumë ligje. Pra, të gjitha këto, tregojnë fare qartë se në Partinë Socialiste janë krijuar klane.

Mosmarrëveshjet në PS, futet në lojë Rama

Për të shuar mosmarrëveshjet mes deputetëve dhe ministrave është futur në lojë edhe vetë kryeministri Edi Rama. Gazeta ka mësuar se i pari i qeverisë ka vendosur që shumë deputetë t’i kandidojë në zgjedhjet lokale të vitit 2019 për kryetar bashkie. Tashmë është bërë traditë në politikën shqiptare që deputetët të bëhen kryetarë bashkie, siç janë rasti Bashkisë së Fierit, ku ish-deputeti Armando Subashi garoi në zgjedhjet e 2015 dhe u bë kryetar. Ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe me Bashkinë Tiranë, ku ish-ministri Erion Veliaj la postin dhe u bë kryetar bashkie. Ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në krahun opozitar ku shumë deputetë kanë lënë mandatet për t’u bërë kryetar bashkie. Megjithatë, kjo lëvizje e Ramës në kushtet kur Partia Socialiste është përfshirë nga përplasjet është një lëvizje taktike. Thënë më troç, kryeministri Edi Rama me këtë lëvizje i kënaq të gjithë në PS. Nga ana tjetër, gazeta mësoi se deputetët e Partisë Socialiste më këto rebelime bëjnë edhe opozitë përballë qeverisë, madje dhe vetë PS, duke qënë se opozita e vërtet është jashtë Kuvendit. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se cfarë do të ndodhë më konkretisht./Rigels SELIMAN

Më të lexuarat