BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Politike

Përplasje të forta në PD, Berisha fut në lojë Voltana Ademin për të “shpëtuar” Metën, ankimohet në Kushtetuese 30 qershori

Përplasje të forta në PD, Berisha fut në lojë Voltana

Hyrja në lojë e presidentit Ilir Meta ka krijuar divergjenca të mëdha brenda Partisë Demokratike. Lulzim Basha e ka rrëzuar presidentin sa i takon datës së re të zgjedhjeve, por krejt ndryshe mendon klani i Sali Berishës. Dje kryebashkiakja në largim e Shkodrës Voltana Ademi ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të 30 qershorit dhe legjitimitetin e 13 tetorit. Vetë Basha e injoroi Metën, por futja në lojë e Ademit duket se ka konfirmuar zërat për një ftohje Basha-Berisha. Voltana Ademi njihet si mbështetëse e Berishës dhe që nuk ka marrëdhënie shumë të mira me Bashën, duke dëshmuar edhe një herë se e vetmja që ka dalë nga rreshti është kryebashkiakja e Shkodrës. Padia duket se është një lëvizje e Berishës për të shpëtuar Metën, pasi në varësi të vendimit për 30 qershorin do vendoset dhe për shkarkimin e tij. Pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese, Ademi deklaroi se në kërkesën e saj nuk është vetëm ankimimi i procesit zgjedhor të 30 qershorit, por edhe verifikimi i regjistrimit të partisë Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Ajo u shpreh se dekreti i ri i nxjerrë nga presidenti Meta për mbajtjen e vendoreve në 13 tetor duhet të merret në konsideratë. Sipas Ademit, me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, çështjet e para që do shqyrtohen do jenë këto që lidhen me procesin zgjedhor, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama që të mos bëhet pengesë për ngritjen e Kushtetueses. “Ne sot kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin anti kushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe verifikimin e ligjshmërisë së regjistrimit të BD. Jemi këtu duke iu referuar një të drejte kushtetuese për të zbatuar kushtetutën. Dekreti i presidentit duhet të merret në konsideratë. Në momentin që kjo gjykatë të jetë në punë të mund të fillojmë menjëherë gjykimin e kësaj çështjeje. Shpresojmë që Edi Rama të mos pengojë ngritjen e kësaj gjykate dhe të mos fusë duart në emërimet e saj. Ne po veprojmë në mënyrë institucionale, duke iu drejtuar institucioneve të drejtësisë që të përdorim atë që është një e drejtë e jona. Kjo është rruga që po ndjekim. Shpresojmë që organet e drejtësisë do të funksionojnë. Ajo që ne dimë është se kemi gjykata që kanë vepruar në mënyrë të ndryshme dhe kjo ngre një pikëpyetje të madhe e cila do çojë drejt një kaosi që do dojë një shpjegim se çfarë ka ndodhur", tha Ademi.

Mosnjohja e 30 qershorit

Kryetarja në largim e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi kërkoi pak ditë më parë që pas ikjes së saj nga zyra qytetin ta drejtojë një komision administrimi ndërkombëtar dhe jo fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit. Këtë kërkesë kryebashkiakja në largim ja dërgoi disa ambasadorëve duke nisur me Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian, Borchardt, i OSBE, por edhe ambasadorve të Gjermanise, Britanisë, Italisë, Austrisë dhe Zvicrës. Arsyeja që paraqiti kryebashkiakja në letrën e saj publike është se në qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, ekziston një trysni dhe ankth i madh. Ajo tha se në të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standardeve të një cikli kushtetues elektoral. Dhe se ne zgjedhje morën pjesë vetëm 8 përqind e votuesve të qytetit. “Sot, në 2019- ën nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%- ësh! Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prap rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën! Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision Administrativ Europian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese!”, shkruante Voltana Ademi. 

Elisjeda Kiko

Më të lexuarat