BREAKING NEWS

Publikohen statistikat, në këto 2 qytete në Shqipëri lindin më shumë fëmijë me anomali

Publikohen statistikat, në këto 2 qytete në Shqipëri lindin
x

Politike

Përplasjet dhe tensionet në Shkodër, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente (Çfarë po ndodh?)

Përplasjet dhe tensionet në Shkodër, Lulzim Basha bën

Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës.

Nuk dihet ende se çfarë po ndodh në qytetin veriperëndimor, por me sa duket demokratët nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga bastioni i tyre historik.

Pas konstituimit të Këshillit Bashkiak, kryetarja e sapo-zgjedhur Briselda Kadia ka deklaruar se ky këshill nuk mandaton Valdrin Pjetrin si kryebashkiakun e ri.

Ndërsa Voltana Ademi në një deklaratë për mediat tha se do të jetë kryetarja e Bashkisë Shkodër dhe se askush nuk do të uzurponte në mënyrë të jashtë ligjshme këtë institucion. kryebashkiakja Ademi e mbajti fjalën e saj në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, si përgjigje ndaj Këshillit te ri të konstituar sot.

Konstituimi i këtij këshilli u bë në Bibliotekës e Universitetit Luigj Gurakuqi, jo në sallën ku mbahen gjithmonë mbledhjet për të shmangur incidentet e pakëndshme

Gjithsesi qindra qytetarë u mblodhën në shenjë proteste duke e cilësuar këtë këshill të jashtëligjshëm të dalë nga votimet njëpartiake të 30 qershorit.