BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

Përplasjet e forta të Ramës dhe Metës/ Kastriot Islami tregon se kush mund ta zgjidhë krizën

Përplasjet e forta të Ramës dhe Metës/ Kastriot Islami

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami tha se kryeministri Rama po synon kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se Rama, nuk interesohet për negociatat dhe integrimin e Shqipërisë. Islami mendon se ka tre zgjidhje për situatën e krijuar aktualisht, ulja për dialog, presioni ndërkombëtar ose zgjidhja të vijë nga populli.

“Ka disa mënyra për zgjidhur. Një mënyrë është të ulen të bisedojnë. Ka dhe dy mënyra të tjera: ka një presion të madh ndërkombëtar, dhe e treta demokracia do të thotë qeverisje nga populli. Në qoftë se populli shikon se po tallet me të, e zgjidh ai problemin. Besëlidhja është një gjë simbolike që i kujton Skënderbeun. I kujton variantin e tretë, variantin e popullit që thotë hajde të lidhim besën për pavarësinë”, tha Islami në Ora News.