Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përplasjet e forta për Teatrin Kombëtar, Edi Rama bën lëvizjen e radhës

Postuar: 22/08/2019 - 17:46

Pas Elia Zaharisë, kryeministri Rama publikoi qëndrimin e regjisorit Qëndrim Rijani, i cili kërkon ndërtimin e një Teatri të ri.

Mendimin e pedagogut të Universitetit të Arteve, Rama e ka nxjerrë sërish në ‘’Facebook’’.

Rijani shprehet se ‘’38 vitesh artistët shqiptarë po kërkojnë me këmbëngulje një godinë të re për Teatrin Kombëtar, pasi ka ardhur koha që të realizohen projekte dhe shfaqje me kushte infrastrukturore të përshtatshme”.

Postimi i Edi Ramës 

‘’Qëndrim Rijani, lindur në Maqedoni dhe diplomuar në Tiranë, me produksione të suksesshme në Rusi, Turqi, Bosnjë, Zvicër, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj, regjizori Qëndrim Rijani është aktualisht pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë ku ligjëron lëndën e Mjeshtrisë së Aktorit dhe në Universitetin e Tetovës ku ligjëron lëndën e Regjisë së Teatrit. Për Teatrin e ri Kombëtar ai ka këtë mendim

QËNDRIM RIJANI :

Një Teatër i Ri është kërkuar 38 vite me parë, të cilin ende sot nuk e kemi. Besoj shumë që Shqipëria dhe të gjithë ne shqiptarët, që vazhdimisht sytë i kemi tek ai Teatër Kombëtar dhe vazhdojmë ta konsiderojmë një projekt në Teatrin Kombëtar si arritjen më të madhe tonën ndër Shqiptari, ka dhe kemi nevojë për një Teatër të Ri. Teatri Kombëtar ka nevojë që të vazhdojë të ketë në pronësi çdo pëllëmbë të tokës të cilën posedon sot. Dhe Teatri i Ri Kombëtar do të ketë nevojë për aktorë, regjisorë, skenografë, kostumografë, kompozitorë, etj… të cilët do të arrijnë të shfrytëzojnë dhe menaxhojnë të gjitha mundësitë, që do ofrojë një teatër dinjitoz dhe vazhdimisht do të ofrojnë produkte artistike dinjitoze, pa u fshehur pas formulës së famshme: ‘’Mungesa e kushteve bëri që mos arrijmë të gjitha qëllimet’’.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 23:24

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin e të gjithë Evropës.

Postuar: 17/09/2019 - 23:14

Ish-deputeti i LSI Përparim Spahiu i pyetur nëse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon në zgjedhj

Postuar: 17/09/2019 - 22:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një interviste  në A2 C

Postuar: 17/09/2019 - 22:50

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dha alarmin se në vitet e ardhshme tregu

Postuar: 17/09/2019 - 22:32

Deputeti opozitar Ralf Gjoni u shpreh se nëse nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemit zg

Postuar: 17/09/2019 - 22:23

Ndërsa në korridoret politike janë shtuar zërat për një marrëveshje të re Rama-Basha, presidenti