
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Përplasjet me qeverinë mbi rekomandimet, zbardhet udhëzimi i Olsian Çelës, riorganizim prokurorive për të përsosur cilësinë e hetimeve

Shkruar nga Arbjona ÇIBUKU 3 Gusht 2020

Kryeprokurori Olsian Çela ka shpërndarë një udhëzim për të gjithë prokuroritë në vend, me qëllim plotësimin e rekomandimeve të qeverisë. Edhe pse gjatë prezantimit të rekomandimeve nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pati përplasje mes palëve, Çela ka kërkuar nga vartësit e tij seriozitet në përmbushjen e kërkesave. Gazeta ka siguruar udhëzimin e kryeprokurorit Olsian Çela. Në krye të dokumentit, theksohet se qëllimi i udhëzimit të Olsian Çelës është, për të unifikuar ndjekjen dhe zbatimin e rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër kriminalitetit. Kryeprokurori Çela ka kërkuar nga prokuroritë që të marrin masat, duke nxjerrë udhëzime që sigurojnë zbatimin e rekomandimeve prioritare dhe garantojnë e lehtësojnë zbatimin e udhëzimeve të përgjithshme të Prokurorit të Përgjithshëm. “Drejtuesit e prokurorisë duhet: Të nxjerrin udhëzime jo të detyrueshme për çështje konkrete në fazën e hetimeve paraprake për veprat penale sipas kompetencës lëndore dhe në drejtimet prioritare të rekomanduara. Të koordinojnë veprimtarinë me prokuroritë e tjera për çështje konkrete që lidhen me fushat/drejtimet prioritare të rekomanduara; Të kërkojnë informacion dhe verifikojnë ecurinë, përfundimin e procedimeve për veprat penale prioritare të rekomanduara, si dhe marrin masa për regjistrimin dhe administrimin e të dhënave të nevojshme lidhur me drejtimet prioritare të rekomanduara”, janë disa nga udhëzimet.
Riorganizim në prokurori
Me tej kryeprokurori në raportonim vjetor të punës, thekson se prokuroritë duhet të analizojnë në mënyrë të detajuar zbatimin e rekomandimeve prioritare në prokurorinë që drejtojnë. Sipas tij duhet të ketë riorganizim për të përsosur cilësinë e hetimeve. “Në vijim të rekomandimeve prioritare, drejtuesit e prokurorisë, planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve prioritare ua njoftojnë gjithë prokurorëve dhe Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe marrin masa organizative në drejtim të riorganizimit të brendshëm, koordinimit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale, si dhe ndjekin në vazhdimësi ecurinë e zbatimit të tyre. Në raportin vjetor të punës së prokurorisë, drejtuesit e prokurorive, gjithashtu, analizojnë në mënyrë të detajuar zbatimin e rekomandimeve prioritare në prokurorinë që drejtojnë, lidhur me arritjet, problematikat dhe si ka ndikuar zbatimi i tyre mbi gjendjen e kriminalitetit në fushat, drejtimet e rekomanduara”, thuhet në udhëzim. Në nenin 5 të këtij udhëzimi, thuhet se drejtuesit e prokurorive, duhet të informojnë Prokurorinë e Përgjithshme në mënyrë periodike çdo tre muaj. “Drejtuesit e prokurorive, informojnë Prokurorinë e Përgjithshme (Sektorin e monitorimit në Drejtorinë e Koordinimit Institucional), në mënyrë periodike çdo tre muaj, dhe sa herë kërkohet, për ecurinë e masave administrative e procedurale, përpjekjeve dhe progresin e arritur në zbatimin e secilit prioritet të rekomanduar, të shoqëruara me tregues statistikore të saktë e analitik dhe me shpjegime të qarta mbi angazhimet, arritjet dhe problematikat, dhe si ka ndikuar zbatimi i tyre mbi gjendjen e kriminalitetit në prioritetet e rekomanduara”, thuhet në udhëzim. Mbi masat administrative në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, udhëzimi sqaron se drejtuesit e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga mbërritja, regjistrimi i rekomandimeve prioritare, ua shpërndajnë për njohje dhe vlerësim prokurorëve dhe organizojnë mbledhjen e tyre për diskutimin dhe dhënien e mendimit lidhur me masat dhe, ose për mënyrën e zbatimit tyre.
Më të lexuarat


Biberaj liston gabimet e Partisë Demokratike: Ramës iu la fusha bosh, e vërteta është se...

“Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment”/ Kandidoi për deputete, prek me mesazhin e ndjerë: I kam vënë vetes një detyrë që s’është aspak e lehtë për mua

PD ndez motorët e fushatës, cakton si koordinator për qarkun e Lezhës pedagogun e njohur (Emri)

Deklarata e fortë e Klevis Balliut, paralajmëron nxjerrjen e disa dokumenteve ‘sekrete’: Do ndodhë këtë jave!

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga premtimi i radhës i mbajtur nga qeveria e tij (FOTO)

Jorida Tabaku lë mënjanë për një moment politikën, nxjerr foton si rrallëherë ndonjëherë

“Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen”, Lulzim Basha përkujton demokratin e njohur: Politikani model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend! (FOTO)

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit
