BREAKING NEWS

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan Çani, Ilir Meta del "zbuluar", i përplasen skandalet e rënda: I ke ditët e numëruara...

Humb kontrollin dhe shpërthen në akuza në studio tek Arjan
x

Politike

Përplasjet në Këshillin Politik, Ambasadori britanik ‘ultimatum’ palëve politike

Përplasjet në Këshillin Politik, Ambasadori britanik

Ambasadori britanik, Duncan Norman deklaroi se nëse ka vullnet politik, Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira.

Nga Shkodra, Norman tha se Këshilli Politik duhet të vazhdojë punën.Ambasadori nuk komentoi rolin e presidentit.

Duncan Norman: ”Unë besoj se nëse do të ekzistonte vullneti politik, Shqipëria mund të ketë zgjedhje të lira. Qeveria britanike punon ngushtësisht për të luftuar krimin e organizuar dhe do të punojme akoma më fuqishëm në muajt në vijim duke patur parasysh zgjedhjet. Do të vijojme bashkëpunimet edhe me palet ndërkombetare që të kemi monitorime më të forta.

Në vitet e kaluara ka patur 3 forma monitorimi. Britania ka qene pjese e monitorimit. Në zgjedhjet e fundit lokale ka qene një britanik. Ka monitorim të brendshëm që është më i miri, si dhe monitorimi nga vetë ambasadat.

Presidenti ka një rol të rëndesishëm kushtetues. Ai vepron mbi atë që mendon se është më e drejta për kushtetutën. Nuk mendoj se do të ishte e duhura për mua të komentoj rolin e presidentit.  

Është me rëndësi që Këshilli Politik të vijojë të operojë. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur,do te na duhej te gjenim forma të tjera të arbitrimit. Për momentin nuk e shohim si rrugëzgjidhje.

Më të lexuarat