Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përplasjet Rama-Meta, LSI del me deklaratë të fortë dhe ka një thirrje për gjithë shqiptarët

Postuar: 12/01/2019 - 09:32

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili këshillon shqiptarët të qëndrojnë larg kryeministrit Rama, për të cilin shkruan se është një i lajthitur.

Ndërkohë që mes presidentit dhe kryeministrit ka pasur shkëmbim replikash të ashpra, pas mosdekretimit të Genc Cakaj si ministër i Jashtëm, Vasili me një shënim në faqen e tij në Facebook, publikon fjalët që Rama ka thënë më herët për Metën, kur u zgjodh president.

“Rrijini larg këtij të marri që s’di ç‘flet, mos e afroni që të mos vini erë edhe ju vetë”- shkruan Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit

Rrini larg nje te lajthituri si Edi Rama.

(dje dhe sot per Meten dhe Nishanin).

Qe Edi Rama kur flet pervec se ben pis por edhe qelb ere tere mjedisin e logjikes kete e dine te gjithe.

Padija dhe shkollepakesia e tij kuterbon.

Por shume me te qarta jane fjalet se komentet.

Ky shpifurine logjike kryeminister ne maj te 2018 pra 7 muaj me pare lexoni çfare thoshte per Ilir Meten President:

“Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.

Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq.

Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”.

Ndersa po ky shpifurine logjike kryeminister qe i hoqi edhe portretin ja cfare thote sot per Bujar Nishanin:

“Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.

Rrijini larg ketij te marri qe s’di çflet, mos e afroni qe te mos vini ere edhe ju vete!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 18:39

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu me anë të një postimi jo të zakontë në Facebook ka bërë të ditur se ka nisur përgatitjet për zgjedhje.

Postuar: 25/03/2019 - 18:15

Avokati Spartak Ngjela ka folur edhe për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur p

Postuar: 25/03/2019 - 18:11

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratën që

Postuar: 25/03/2019 - 17:59

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklaratën e tij lidhur me lobimin e Partisë Demokratike.

Postuar: 25/03/2019 - 17:55

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër kundër kryetarit demo

Postuar: 25/03/2019 - 17:46

Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Prokurorisë së Tiranës.

Postuar: 25/03/2019 - 17:27

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se në Kongresin e Partisë Socialiste mori pj