Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Përse Rama në fund të takimit me diplomatët nuk foli shqip?", Spartak Ngjela publikon shkrimin e studiueses dhe hedh dyshimin e fortë

Postuar: 12/01/2019 - 00:35

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar sërish për debatin që ka zënë pothuasje gjithë vendin në akualitetin politik shqiptar, mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit. Me anë të një statusi në Facebook ai ka dalë kundër Ramës për gjuhën institucionale që ai përdor në komunikimet politike dhe ka postuar një shkrim të studiueses Entela Kasmi.

Statusi i Ngjelës:

Ky është shkrimi që më dërgoi studiuesja Entela Kasi.

Po e postoj të plotë.
-----

Gjuha e Kryeministrit përballë diplomatëve të akredituar në Shqipëri, përveç jashtë standardit të komunikimit diplomatik, nuk ishte shqip. Disa fjalë nga osmanishtja nuk i përdor as turqishtja moderne në komunikimin institucional.

Që të flasim për gjuhën, në rastin e shqipes e cila është një prej gjuhëve të rralla të botës, kjo mbetet temë për studiuesit, shkencetarët.

Gjuha është kombi. Për tenecitetin e kombeve, është shprehur Çabej, mjeshtëri.

Pyetja që shtrohet është tepër e thjeshtë. Përse Kryeministri i Shqipërisë në fund të takimit me diplomatët nuk foli shqip?

Thënë shqip dhe shkurt ka disa çështje.

1. Cila është arsyeja e cila e drejton Kryeministrin Rama të dalë tej standartit të komunikimit institucional, e të rrëzohet në sy të botës, duke u veshur me agresivitet dhe fyerje ndaj Institucionit të Presidentit të Republikës?

2. Përse Kryeministri i Shqipërisë zgjedh fjalët e osmanishtes kur i drejtohet diplomatëve kundër Institucionit të Presidentit të Republikës?

3. Pse gjuha e Kryetarit të qeverisë, është konfliktuale?

Komunikimi jashtë çdo standardi prej Kryeministrit si institucion, nuk ndihmon aspak në integrimin Evropian të Shqipërisë, e nuk ndihmon po ashtu as Kosovën.

Për cilat arsye Kryetari i qeverisë rrëzoi standartin e komunikimit Institucional me diplomatët?

Gjuha na drejton kah logjika!

Entela Kasi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/05/2019 - 12:57

Shkrimi i mëposhtëm i NYT i përket vitit 1996.

Në të, presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në kulmin e krizës së Kosovës, kërkonte autonomi, jo pavarësi për këtë të fundit.

Postuar: 25/05/2019 - 12:49

Një ditë pas zgjedhjes së në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushit&nbsp

Postuar: 25/05/2019 - 12:26

Për protestën e ditës së sotme që ka thirrut opozita, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.

Postuar: 25/05/2019 - 12:05

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dje ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI të njësisë

Postuar: 25/05/2019 - 11:55

Edi Rama nuk i ka mbaruar ende mesazhet për Lulzim Bashën. Sapo ka dalë mesazhi i tij i katërt.

Postuar: 25/05/2019 - 11:38

Pak orë përpara fillimit të protestës së opozitës  e cila është parashikuar të mbahet rreth