BREAKING NEWS

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks
x

Aktualitet

“Përveç Tires, takova mjekë dhe infermierë”, zbardhet çfarë tha para prokurorëve vajza që u mashtrua nga sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’

“Përveç Tires, takova mjekë dhe infermierë”,

Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ pretendon se lekët që i ka marrë vajzës së pacientes i ka ndarë me stafin e spitalit. Mirëpo Prokuroria ende nuk ka mund që ta vërtetojë një gjë të tillë.

Në dosjen e prokurorisë, të siguruar gjendet i gjithë komunikimi mes vajzës së të ndjerës dhe sanitares së “Shefqet Ndroqit”, që iu paraqit asaj si infermiere duke i marrë 800 000 lekë.

Gjatë bisedave ajo thotë se një pjesë të parave ia jepte mjekëve dhe infermierëve të turnit që të kujdeseshin për nënën e ndjerë, megjithatë sipas prokurorisë, të paktën në dy raste, vajza i ka takuar vetë mjekët dhe infermierët që kujdeseshin për nënën e saj.

Në dosje sipas abc thuhet se vajza ka takuar një infermiere të quajtur “Bona” dhe në asnjë rast ajo nuk i ka kërkuar para për shërbimin e bërë.

Po ashtu, në dosje kalon edhe një moment kur vajza e të ndjerës takon mjekët tek lokali përballë spitalit dhe e pyet për gjendjen e nënës së saj. Në asnjë rast sipas dëshmisë së vajzës, që është pasqyruar në dosjen hetimore ata nuk i kanë kërkuar para.

E reja ka kuptuar se po mashtrohej nga sanitarja vetëm pak ditë para se nëna të ndërronte jetë, por nuk ka vepruar pasi trembej se mund t’i bënte asaj diçka të keqe teksa ndodhej në spital.

Më të lexuarat