Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Peshqit e mëdhenj’/ Luigi Soreca flet si Donald Lu: Ja çfarë është më e rëndësishme se arrestimet

Postuar: 13/11/2018 - 22:58

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komentuar folur lidhur me dënimin e ‘peshqve te medhenj’ dhe bashkepunimin e mafias shqiptare me ate italiane.

Soreka, ashtu si Donald Lu u shpreh se ata po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe se dënimi i elementeve kriminal është më i rëndësishëm se thjeshtë arrestimi i tyre.

Soreca po ashtu u shpreh se në të dyja vendet ka bashkëpunim në veprimtari kriminale dhe kjo sipas tij nuk është e fshehtë. Sipas Soreca-s ajo që e bën mafien të ndihet e fortë vjen si pasjojë e mosndëshkueshmërisë.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Fevziu: Po, ishte ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Lu që foli për peshqit e mëdhenj, por kemi një vit e gjysmë që presim për peshqit e mëdhenj, por deri tani kemi parë vetëm sardele.

Ambasadori: Gjithsesi, mendoj se javët e fundit qëkur kam ardhur, kam parë një operacion të ndërmarrë nga Ministriae Brendshëm, nga policia e shtetit shqiptar. BE-ja dhe unë personalisht e kemi mirëpritur këtë operacion që ka nisur të çmontojë disa banda shumë të rrezikshme në Shqipëri.

Fevziu: Po, por i kthehem këtij argumenti. Kemi një problem, Ambasador, jo vetëm t’i kapim këta njerëz, por edhe t’i dënojmë, sepse disa prej tyre mund të marrin vendime shumë të mira nga gjykata. Gjykata i liron, gjykata nuk i dënon dhe disa njerëz mendojnë se gjyqtarët janë tani në veting dhe e dinë fare mirë se nuk e kalojnë dot vetingun. Pse duhet t’i dënojnë këta njerëz? Njerëz të rrezikshëm dhe problematikë. Kjo është diçka shumë sensitive për ne.

Ambasadori: Kam qenë shumë i qartë që ditën e parë që mbërrita në Shqipëri, që hetimet janë të rëndësishme, por ndjekja penale dhe dënimet janë edhe më të rëndësishme dhe ne duam një historik të qëndrueshëm të ketyre elementeve. Ç’do të thotë kjo? Do të thotë që hetimi, ndjekja penale dhe dënimi i krimit të organizuar, por edhe i krimit në përgjithësi, duhet të bëhen zakon, duhet të ndjekin njëri-tjetrin për të treguar se ka jo vetem vullnet të fortë politik,por edhe aftësi për ta bërë këtë gje. Ju po thoni...

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 15:53

Opozita bën lëvizjen e parë për anulimin e votimeve të 30 qershorit, ndërsa i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shpalljen e paligjshme të procesit.

Postuar: 18/07/2019 - 15:44

Kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari ka komentuar vendimin

Postuar: 18/07/2019 - 15:42

Ish zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, ka komentuar datën e dekretuar nga presidenti Ilir Meta,

Postuar: 18/07/2019 - 15:25

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor në M

Postuar: 18/07/2019 - 15:00

Partia Socialiste ka ngritur një Komision Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës si President.

Postuar: 18/07/2019 - 14:55

Partia Demokratike reagoi sot ndërsa në Parlament votohen dy koncesionet e shumëdebatuara Milot-B

Postuar: 18/07/2019 - 14:49

Kryesuesja e misionit të OSBE/ ODIHR Audrey Glover i ka dërguar letër drejtorit të Përgjithshëm t