BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Politike

Petrit Vasili: Afera McGonigal, faktet kundër Ramës bubullijnë, kush nuk i sheh është qorr i shtirur ose qorr i kapur!

Petrit Vasili: Afera McGonigal, faktet kundër Ramës bubullijnë,

McGonigal pranoi të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, kështu raporton Zëri i Amerikës  që është emitenti radioteleviziv zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Zëri i Amerikës thotë në lajmin e 22 shtator:

"Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka".

"I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.

Pra akuzat janë shumë të qarta dhe lidhen me dy faktorë McGonigalin nga njëra anë dhe Edi Ramën nga ana tjetër si korruptues aktiv, shpërdorues i detyrës shtetërorë pasi përdor Zyrën e Kryeministrit për afera politike dhe financiare.

Plot 11 herë është përmendur Edi Rama në akuzën publike të pranuar tashmë nga vetë McGonigal përpara Gjykatës Federale të Ëashingtonit

Pranimi nga McGonigal i fajit dhe i të gjitha veprimeve të paligjshme kriminale të kryera në Shqipëri në bashkëpunim me Edi Ramen i vuri vulën përfundimtare provave të fajësisë së Kryeministrit.

Mbi Edi Ramën rëndojnë sot vepra shumë të rënda penale me përgjegjësinë individuale direkte të tij.

Ai ka korruptuar në mënyrë aktive zyrtarin shumë të lartë të FBI për qëllimet e tij korruptive, politike dhe kriminale duke dëmtuar interesat e vendit dhe të demokracisë për interesat e tij personale të mbajtjes së paligjshme të pushtetit dhe perfitimeve të tjera.

Ka ndarë në mënyrë korruptive pronën dhe interesat publike të mbrojtura me ligj si ç’ështq rasti i licencave të naftës.

Edi Rama ka perdorur paratë korruptive dhe zyrën e kryeministrit për të perdorur zyrtarin e FBI dhe duke shpërdoruar marrdhëniet me SHBA përmes korruptimit aktiv të zyrtarit të FBI dhe këtyre akuzave drejtësia amerikane ju ka vënë vulën e vërtetesisë përmes pranimit të fajit nga vetë Mc Gonigal.

Sot kush bën sikur nuk i sheh apo kush përpiqet t’i relativizoje dhe minimizoje është thjesht një qorr i shtirur ose më thjesht akoma një qorr i kapur.

SPAK është përpara provës së fortë pakapërcyeshme të respektit dhe barazisë para ligjit si dhe të mbrojtjes së interesit më të lartë publik, që është goditur shumë rëndë nga kryeministri i vendit.

Duke mos ndërmarrë akoma asnjë veprim SPAK tregon dy standarte ligji: pandëshkueshmeri dhe paprekshmëri për kryeministrin dhe një standart tjetër për qytetaret e tjerë.

Faji i kryeministrit është aty, dhunimi i ligjit po se po, konfirmimin e akuzave e ka kryer tashme drejtësia amerikane, ndaj përpëlitjet hezituese të SPAK vetëm po rëndojnë pozitën e tij por nuk zhbëjne dot akuzat që rëndojne mbi Edi Ramën.

Sot kush bën sikur nuk i sheh apo kush përpiqet ti relativizojë dhe minimizoje akuzat e vulosura në Amerikë për kryeministrin është thjesht një qorr i shtirur ose me thjesht akoma një qorr i kapur.

Secili variant qorrllëku ështeë një shëmtirë pa sherim!!

Më të lexuarat