Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Petro Koçi për fikjen e radarëve: Kemi nevojë për investime

Postuar: 06/11/2017 - 22:14

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi duke folur për akuzat e opozitës mbi fikjen e radarëve dhe favorizimin e trafikut të drogës, tha se këto janë absurditete të politikës. Megjithatë Koçi pranoi se sistemi i radarëve detarë ka nevojë për investime.

“Këto janë absurditetet e politikës. Në vend që ti lihet drejtësisë dhe prokurorisë, këtu janë politikanët që bëjnë prokurorin dhe gjykatësin, marrin vendime dhe i shpallin dhe duhet që populli të respektojë lidershipin politik në vendimarrje. Mendoj edhe bota e medias duhet ti shmanget kësaj, lojës që bën politika. Kemi të bëjme me atë që quhet "qytetar digjital". Kemi të bëjmë me një sistem që ka për detyrë të mbrojë hapësirën tonë detare dhe jo dhe aq sa i përket çështjeve të tjera. QNUD (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare) është një qendër ku funksionojnë përfaqësitë e disa ministrive. Ky është një sistem që ka ato kufizimet e veta, që do të thotë ka nevojë për investuime edhe në këtë fushë që këto sisteme të shërbejnë për ruajtjen e hapësirës detare duke monitoruar edhe gomonet e vogla që shpesh shërbejnë ndoshta për trafiqert e drogës. Nga ana tjetër mendoj se bashkëpunimi me Italinë duhet të thellohet edhe në fushën e monitorimit me sistemet e radarëve në mënyrë që asgjë të mos i shpëtojë syrit të teknologjisë”, tha Koçi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 12:59

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të aksionit kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, ka reaguar duke i kthyer përgjigje për të gjitha kritikat dhe ankesat e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

 

Postuar: 21/11/2017 - 12:37

Në  kuadër të aksionin kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhen 9000 grumbullime plehrash, teksa premtoi se për 6 muajt

Postuar: 21/11/2017 - 12:22

Ndërsa kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati në fillim të dhjetorit, dhe do të duhet të lërë detyrën OPDAT dhe EURALIUS japin rekomandime të qarta për mënyrën se si do

Postuar: 21/11/2017 - 11:35

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Maqedoni, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare.

Postuar: 21/11/2017 - 11:33

Në nisje të prezantimit të aksionit të madh 6 mujor për pastrimin e vendit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Ministri Klosi tha se ky aksion do të vijoj

Postuar: 21/11/2017 - 11:23

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë në kuadër të projekt buxhetin të vitit 2018, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri tha se rruga e re Tiranë-El