BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Petro Koçi akuza LSI: Janë ballistët e të majtës, në pushtet ishin me PS dhe bashkëpunonin me Berishën, Meta fanatik partiak i lajthitur

Petro Koçi akuza LSI: Janë ballistët e të majtës,

Socialistëve duket se nuk iu del inati me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe presidentin Ilir Meta. Ky i fundit prej një viti është zhveshur nga kostumi i kreut të shtetit dhe përveçse po merret me politikë, sulmon dhe akuzon çdo ditë mazhorancën qeverisëse. Ndërkohë në të njëjtën linjë me Metën është edhe LSI, e cila sulmon me të njëjtin intensitet qeverinë. Por ditën e djeshme një goditje binomit “Meta-LSI” i ka dhënë kreu i Partisë Socialiste të Fierit, njëherësh zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi zbuloi disa detaje nga takimi që ka pasur me strukturat dhe qytetatarët, ndërsa hodhi akuza të ashpra ndaj LSI, për të cilën zbuloi se është tradhtare, pasi gjatë kohës që ka qenë në pushtet me PS, sipas tij, ajo bashkëpunonte me ish-kryeministrin Sali Berisha. Madje, numri një i socialistëve të Fierit thumboi edhe presidentin Meta, duke e cilësuar si një fanatik të lajthitur partiak. “Mbrëmë sërish në Fier. Me Organizata Socialiste të tjera të qytetit tonë: “Këta të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë ballistët e së majtës. Bashkëpunojnë hapur me Partinë Demorkatike. Dhe kur ishin brenda Partisë Socialiste bashkëpunonin fshehurazi me Saliun. Ndërsa Fatos Nano ishte në burg u thoshin të huajve që ai vinte nga Instituti i “Marksizëm Leninizmit”. Presidenti Ilir Meta me sjelljen e tij anti-presidenciale nuk i sjell ndonjë dem interesave elektorale të PS. Por fanatizmi i tij partiak dhe lajthitjet dëmtojnë kulturën institucionale dhe ndërgjegjen shtetërore të shoqërisë”, shkruan ai.  Kujtojmë që zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi që ka marrë detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste në Fier e ka marrë seriozisht punën për të mbledhur votat në të ashtuquajturin “hambarin” e PS. Mbrëmjen e djeshme, u mblodhën në takim gjithë drejtuesit e Organizatave socialiste që duhet të dalin në popull për të mbledhur votat dhe siç duket, lufta e Partisë Socialiste në Fier nuk është me Partinë Demorkatike, por me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në mënyrë që votat e majta të mblidhen në një shportë. Në qarkun e Fierit do të dalin 16 deputetë. PS kërkon që në këtë qark të arrijë të marrë 10 deputetë si një objektiv elektoral për të arritur një mandat të tretë.

Më të lexuarat