BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Petro Koçi: Berisha ëndërron gjak sepse është zëdhënës i gjakderdhjes, një Shqipëri në tym dhe flakë i intereson Rusisë

Petro Koçi: Berisha ëndërron gjak sepse është

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Shkak është bërë një status i ish-kryeministrit Berisha, i cili thoshte se një bodiguard i kryeministrit Edi Rama ka vdekur dhe një tjetër është rëndë, ngjarje kjo e ndodhur sipas tij, pak ditë më parë në qytetin e Librazhdit, teksa shefi i qeverisë ndodhej për një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Por zoti Koçi përmes një statusi në rrjetet sociale, thekson se Berisha ëndërron gjak, ndërsa e etiketoi ish-kryeministrin se zëdhënës të gjakderdhjes. Madje, numri dy i ministrisë së Mbrojtjes theksoi se është e paprecedent për një vend si Shqipëria, e cila pritet që t’i bashkohet familjes europiane, ku një ish-shef qeverie kërkon dhunë. “Berisha si zëdhënës i gjakderdhjes shpifi vdekje të punonjësit të gardës! Ky ëndërron gjak! Ish kryeministri i një vendi që është kandidat për Bashkimi Europian!”, deklaroi zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në rrjetet sociale. Po ashtu, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes teksa komenton situatën politike në të cilën ndodhet vendi, thekson se një Shqipëri në tym dhe flakë i intereson shumë Rusisë. “Rusia është përfituesja nëse Shqipëria hyn në paqëndrueshmëri dhe konflikte”, u shpreh ai. Ndërkohë, disa ditë më parë zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka hedhur akuza mbi opozitën, se po bashkëpunon me Metën për destabilizimin e vendit. Madje, numri 2 i Mbrojtjes shkon më tej, teksa referuar historisë dhe skenarëve destabilizues, pas të cilëve fshihet Sali Berisha, zbuloi se ish-kryeministri ka “Rilindur” gjithmonë me ndihmën e Metës. “Rilindja e Sali Berishës ka kaluar gjithmonë nga Meta!”, shkruan ai. Po ashtu, zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi akuzoi pak ditë më parë ish kryeministrin Sali Berisha se sa herë Shqipëria ka qënë përballë sfidave të rënda, sidomos për çështjen kombëtare, ka vepruar kundër. “Berisha në kohën e krizës së Kosovës që u shoqërua me angazhimin e ushtrisë serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë mobilizoi Partinë Demokratike në demonstrata kundër qeverisë që përballonte krizën me parullën “Qeveri tradhtare, qeveri komuniste, qeveri hajdute. Nuk duhet të presim tjetër gjë nga kjo ndërgjegje antishtetërore veçse hipoteza që mbjellin përçarje dhe vëllavrasje”, nënvizoi Koçi.

Më të lexuarat