BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

Petro Koçi: Berishës nuk i bie ndërmend për Shqipërinë, ja pse është nxirë nga hapja e negociatave, shikon vetëm interesin personal

Petro Koçi: Berishës nuk i bie ndërmend për

Në një kohë kur vendi ynë po zhvillon luftën e tij me koronavirusin, lajme të mira erdhën nga Brukseli për sa i përket negociatave, teksa ministrat e Jashtëm të BE dhanë të martën “OK” për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të shumtë ishin politikanët botërorë dhe vendas që përshëndetën këtë vendim, ndërkohë që i vetmi që reagoi negativisht ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit nxitoi që ta quante hapjen e negociatave si një dështim të qeverisë, pasi vitet e fundit ka ndodhur disa herë kështu, ndërsa mes të tjerash u shfaq entuziast për faktin se ky vendim është shoqëruar me një sërë kushtesh që duhet të plotësojë Tirana zyrtare.

Por qëndrim i Berishës është komentuar sot nga zv/ministri i Mbrojtjes. Petro Koçi. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Koçi shpërtheu në akuza ndaj ish-kryeministrit, duke u shprehur bindjen se Berishës nuk i dhimbset Shqipëria dhe progresi i saj. Për numrin dy të Ministrisë së Mbrojtjes, Berisha shikon vetëm interesonin e tij personal politik dhe se nëse do të kishte të drejtë vote ai do të votonte kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. “Sali Berisha e ka mendjen vetëm te interesi personal politik. Hapjen e negociatave e konsideron dështim të opozitës dhe klanit të tij dhe e sheh si sukses të Edi Ramës. Për Shqipërinë nuk i bie ndërmend. Po të kishte të drejtën e votës do të votonte kundër hapjes se negociatave. Kushtet e propozuara, Berisha i gjykon si fitore të opozitës dhe jo si vështirësi për vendin e tij. Megjithatë, konstatohet qartazi hidhërimi i thellë e në shprehjen publike të gjendjes së tij shpirtërore pas lajmit se ministrat e Jashtëm të Bashkimi Europian i propozojnë Këshillit Europian hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi zoti Koçi për gazetën “SOT”.

Më herët në përmes një statusi në rrjetet sociale, zv/ministri Koçi thumboi Partinë Demokratike për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. “Ligësia: Si ta bëjmë që ta sfumojmë këtë lajmin e hapjes se negociatave? PD: nxjerrim Bardhin në media dhe i biem Ramës”, shkruan zv/ministri i Mbrojtjes. Petro Koçi.