Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Petro Koçi shpërthen ndaj Berishës: E ka ëndërr luftën civile, ta harrojë se do të bëjë një ’97 të dytë në Shqipëri

Postuar: 20/04/2019 - 08:39

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka shpërthyer ditën e djeshme në sulme dhe akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit dy ditë më parë deklaroi se vendi duhet të shkojë në përplasje civile, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Por zoti Koçi, i ka quajtur këto deklarata me bazë kërcënuese si tejet të rënda. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes u shpreh i bindur se Berisha e ka ëndërr përplasjen civile dhe kaosin. Megjithatë, pavarësisht pasionit të tij për të destabilizuar vendin, për Koçin ato do të mbeten vetëm ëndrra në sirtar. Në këtë kontekst, sekretari i Partisë Socialiste i kujtoi Berishës se ta harrojë që do të bëjë një ‘97 të dytë në Shqipëri. “Sali Berisha është vetëshpallur shkatërrimtar i Shqipërisë. E ka ëndërr luftën civile.

Me ketë po e deklaron hapur se ka qenë ai ideatori dhe ekzekutuesi i  gjëmave të vitit të mbrapsht 1997. Berisha shkatërron shtet për të marrë apo mbajtur pushtet. Tërheq zvarrë Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike dhe kujton se do ritërheqë zvarrë Shqipërinë. Jo më!”, deklaroi numri dy i Mbrojtjes, gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”. Ndërkohë, po ditën e djeshme, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është shprehur i bindur se Partia Demokratike po e trajton deputeten Rudina Hajdari, njësoj sikundër bëri me të atin e saj, simbolin e demokracisë, Azem Hajdari. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa heq një paralele mes dy kohërave, Koçi theksoi se PD po ndjek të njëjtën rrugë, ku pasi “vrau” Azemin, tani po tenton që të “vras” edhe të bijën e tij. “Vetë e vranë me ç’ka gatuan në Tropojë. Tani po i vrasin të bijën”, u shpreh zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Më herët, Koçi nuk la pa “thumbuar” edhe presidentin Ilir Meta, sa i takon aktivizimi i Policisë Ushtarake për garantimin e sigurisë në aeroportin e Rinasit. “Kam përshtypjen se duhet të jetë shumë i kompleksuar nga ajo që ka thënë para disa kohësh, ku tha se: Rrezikohemi nga një juntë ushtarake. E kam cilësuar që atëherë si një deklaratë të papjekur. E duke marrë shkas nga kjo, po mundohet të justifikojë veten për atë çfarë ka thënë”, nënvizoi pak ditë më parë zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri, pas testeve të para të kryera nga kompania SHELL.

Postuar: 24/05/2019 - 23:57

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thir

Postuar: 24/05/2019 - 23:49

 Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku ka nxjerrë një udhëzim, ku i ngarkon Prokurores së

Postuar: 24/05/2019 - 23:23

Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike gjatë emisionit “Zonë e Lirë” edhe p

Postuar: 24/05/2019 - 23:05

Opozita e re e kryesuar nga Rudina Hajdari i ka bërë një kërkesë Kuvendit për të ulur në tryezë t

Postuar: 24/05/2019 - 22:56

I pyetur në “Zonë e Lirë” nëse do të donte të bëhej kryeministër,  Astrit Patozi

Postuar: 24/05/2019 - 22:38

Gazetari Arian Çani nuk i ka kursyer kritikat Astrit Patozi lidhur me vendimin për të krijuar par