BREAKING NEWS

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria
x

Politike

Petro Koçi shpërthen në akuza të forta ndaj Metës dhe Berishës: Janë politikanë të paskrupullt, s’iu interesojnë qytetarët dhe progresi

Petro Koçi shpërthen në akuza të forta ndaj Metës dhe

Zv/ministri i Mbrojtjes, njëherësh kreu i Partisë Socialiste të Fierit, Petro Koçi ka dalë dje me një reagim të fortë pas akuzave që opozita e bashkuar ka hedhur në lidhje me ndërtimin e spitalit të ri në Fier, ndërsa ka shpërthyer edhe në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koçi e quan absurde dhe të paskrupullt qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa shprehet se koalicioni Meta-Berisha, për inat të kryeministrit Edi Rama, sipas tij, po sakrifikon jo vetëm mirëqenien, por edhe shëndetin e njerëzve. Madje, numri një i socialistëve të Fierit theksoi se është absurde dhe diskredituese lufta e paskrupullt e LSI për të mos lejuar rritjen e punësimit, siç do të ndodhë me ndërtimin e spitalit, pasi do të punësohen shumë qytetarë. “Është absurde dhe diskredituese lufta e paskrupullt e LSI kundër ndërtimit të spitalit në Fier. Kjo parti, që me demek ka prioritet punësimin po bën ç’është e mundur që t’u heqë shansin atyre dhjetëra punëtorëve që do paguhen, duke punuar në ndërtimin e spitalit të ri. Për të mos përmendur standardet e larta të shërbimit spitalor që do të ofrojë ky projekt i shumëpritur. Koalicioni i Rivdekjes Meta-Berisha, për inat të Edi Ramës sakrifikon jo vetëm mirëqenien, punësimin, zhvillimin, por edhe shëndetin e njerëzve”, shkruan ai. Më herët, kreu i Partisë Socialiste dega Fier, Petro Koçi përmes një statusi në rrjetet sociale, është shprehur se ka ardhur koha që Meta-Berisha-Basha të japin llogari para qytetarëve të Fierit për vrasjen e Faik Myrtajt në 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës së opozitës socialiste. “Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike i kanë borxh Fierit jetën e Faik Myrtajt dhe të të birit. Për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën e LSI, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha vranë 4 vetë në mes të bulevardit përfshi dhe Faikun tonë. Është koha të japin llogari para Fierit”, nënvizoi kreu i PS Fier, Petro Koçi.