
BREAKING NEWS
“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

x
BREAKING NEWS
Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping

x
BREAKING NEWS
Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

x
BREAKING NEWS
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

x
BREAKING NEWS
Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

x
BREAKING NEWS
Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

x
BREAKING NEWS
Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

x
BREAKING NEWS
“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

x
Pettifer dhe Vickers: Marshimi i dëshpëruar i Leka Zogut me kobure nëpër Tiranë për të marrë pushtetin, si i përdori Berisha zogistët për grusht shteti

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Gusht 2015

Studiuesit britanikë, James Pettifer dhe Miranda Vickers, në librin e tyre “Çështja shqiptare-Riformësimi i Ballkanit”, rrëfejnë përpjekjet e dëshpëruara të Leka Zogut për të marrë pushtetin në 1998 dhe se si i përdori Sali Berisha zogistët për grusht shteti, për të rrëzuar Fatos Nanon nga qeveria. Sipas studiuesve, Leka Zogu së bashku me mbështetësit e tij, e kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të ’97, ku fitoi bindshëm Partia Socialiste dhe akuzuan kryeministrin e asaj kohe Fatos Nano për manipulim të rezultatit.
Pettifer dhe Vickers rrëfejnë marshimin dëshpërues të Leka Zogut me kobure në brez përpara mbështetësve të monarkisë, të cilët i nxiti për protesta kundër qeverisë së re. “Më 3 korrik, Leka i veshur me një uniformë të vjetër ushtarake, me një kobure dhe një granatë të ngjeshur në brez, përshëndeti rreth 2 mijë mbështetës të monarkisë të mbledhur në sheshin Skëndërbej të Tiranës dhe i nxiti ata të protestonin kundër votës së manipuluar nga PS. Monarkistët fajësuan policinë se kishte qëlluar sipas urdhrave të kryeministrit Fino, ndërsa PS akuzoi Presidentin Berisha për nxitje të konfrontimit dhe për destabilizim”, rrëfejnë studiuesit britanikë.
Berisha përdor zogistët
Dëshpërimin e Leka Zogut dhe mbështetësve të tij kryesisht nga Veriu, për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, ish Presidenti Sali Berisha e shfrytëzoi kundër qeverisë. Sipas studiuesve, Berisha u përpoq të përdorte Zogun për të nxitur protesta në Veri të vendit e më gjerë, për grusht shteti, si e vetmja mënyrë për të rrëzuar Nanon. Por, në fakt nuk ia arriti. Ato mbetën përpjekje të dëshpëruara, dhe socialistët e dinin shumë mirë se kush fshihej pas trazirave të Leka Zogut. “Në dëshpërim dhe panik, Berisha me banditët dhe mercenarët e tij, po kërkon të fusë Leka Zogun dhe ata që e ndjekin atë t’i kundërvihet qeverisë. PS beson se të gjitha aktet e fundit të trazirave nga Leka Zogu dhe ndjekësit e tij janë në bashkëveprim të plotë me Berishën me qëllim për ta mbajtur vendin në kaos. Në një përgjigje flakë për flakë, gazeta pro-berishiane Albania thoshte se kryetari socialist kishte urdhëruar tanket të vendoseshin kundër Veriut. Artikulli i titulluar: “Nano: Tanket drejt Veriut!”, njoftonte se ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj, kishte urdhëruar nisjen e tankeve drejt Veriut me qëllim për të shtypur demonstratat e mbështetësve të monarkisë”, thuhet në libër.
Por as Zogu dhe as Berisha nuk ia arritën qëllimit. Zogu u largua nga Shqipëria, ndërsa Berisha dha dorëheqjen. “Qeveria i mohoi këto akuza si “trille të fantazisë”, që synon nxitjen e konfliktit midis popullit dhe ushtrisë. Leka dhe ministri i tij i oborrit, Abedin Mulosmani, nuk iu përgjigjën thirrjes së prokurorisë për t’u paraqitur në gjykatë ku do të pyeteshin për ngjarjet e 3 korrikut. Më 12 korrik, Leka Zogu i poshtëruar së bashku me suitën e tij iku sërish nga Shqipëria për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Johanesberg. Përveç bastioneve tradicionale monarkiste, prania e mbretit të vetëshpallur kishte dështuar të bënte për vete shumicën e shqiptarëve. Ndërsa Berisha i brengosur jep dorëheqjen më 23 korrik”, thuhet në libër. Eneida Jaçaj
Më të lexuarat


“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

Nikolla takon reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë: Kuvendi, kantier pune për avancimin e reformave

Raporti: Cilësia e përmbajtjes mediatike është përkeqësuar, shqetësim përpjekja për ta bërë median ‘jashtë mode’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Agron Duka bën reagimin alarmues: Vetëm gomerët nuk kanë pësuar rënie

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Tërmeti e bëri qeverinë...”, deklarata e fortë e Erjon Braçes: Ja pse u largova

Qeveria merr vendimin e fundit, ja çfarë do të ndodhë me policët që emërohen larg vendbanimit

Rama: I kërkova samitit të NATO-s që Kosova të ftohet menjëherë në…

Grupet e punës për protestën e 7 korrikut, ironizon deputeti demokrat: Mirë që na pret kostumin, por të na kishit pyetur për masën të paktën
