BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Pezullimi i punimeve në aeroportin e Vlorës, reagon Presidenti i Dhomës Amerikane

Pezullimi i punimeve në aeroportin e Vlorës, reagon Presidenti i

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka reaguar pas kërkesës së Konventës së Bernës për pezullimin e Aeroportit të Vlorës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e tij Facebook, Jaço thekson se ky do jetë rasti që do vërë në test Shqipërinë në respektimin e ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai ka evidentuar 4 konkluzione të Konventës së Bernës për punimet në aeroport duke nisur nga mungesa e respektimit të ligjeve kombëtare e deri përputhshmëria me ligjet e BE-së. Jaço thekson se kjo nuk është lajm i mirë për shtetin e të drejtës në Shqipëri dhe progresin me hapjen e negociatave. 

Shkresa e plotë:

4 Konkluzione nga Kërkesa e Konventës së Bernës për të Pezulluar Ndërtimet në Aeroportin e Vlorës

1) Konventa e Bernës, një organizatë e Këshillit të Europës në Strasburg, konstatoi se vendimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës janë “në mungesë të dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”. Ky nuk është lajm i mirë për shtetin e të drejtës në Shqipëri dhe progresin me hapjen e negociatave me BE. E drejta e ligjit është një nga prioritetet që BE i ka vendosur Shqipërisë përmes progres raportit.

2) Vendimi është një fitore lobimi e forcave ambientaliste të shoqërise civile në Shqipëri. Nuk është hera e parë që organizatat e shoqërisë civile kanë lobuar në organizmat e Këshillit të Europës. Por EcoAlbania dhe PPNEA kanë meritë të veçantë në përgatitjen e një dosje teknikisht serioze në kanalet europiane të së drejtës.

3) Tani që BE ka hapur procesin e negociatave, është e pritshme që institucionet Europiane të jenë gjithmonë e më të përfshira në proceset e brendshme në Shqipëri – veçanërisht funksionimin e drejtësisë. Prandaj është koha kryesore jo vetëm për t’iu përmbajtur legjislacionit vendas, por edhe për t’u harmonizuar me konventat dhe ligjet ndërkombëtare ku Shqipëria është nënshkruese. Kjo duhet të përfshijë Qeverinë, institucionet e administratës publike, por edhe shoqërinë civile dhe sektorin privat. Nëse palët nuk e kuptojnë këtë, kostot, barra dhe vonesat e rrugës drejt BE-së do të jenë shumë të mëdha.

4) Si do menaxhohet situata në të ardhmen e afert – do ketë një kompromis me Konventën apo do të shpërfillet? Mjedisi është një çështje thelbësore për BE-në. Kjo do të përcaktojë rrugën, marrëdhënien dhe qasjen që do të vendosin institucionet shqiptare me BE-në

 

Më të lexuarat