BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Politike

Pezullimi i vetingut në polici pas raportit të GRECO, KiE kundër verifikimit të policëve, ja detajet

Pezullimi i vetingut në polici pas raportit të GRECO, KiE kundër

Presionet ndërkombëtare për dështimin e vetingut në polici çuan deri në pezullim të procesit. GRECO ka reaguar shpesh që prej fillimit të vetingut në radhët e Policisë së Shtetit, ku më së shumti ka evidentuar problematikat që po e çonin këtë proces në një dështim të vërtetë. GRECO ka vënë në dukje më parë se, po bëhet shumë përpjekje dhe në fund nuk po del asgjë, pasi numri i vendimeve të shqyrtuara ishte shumë i ulët dhe jo fort të vlershme. Nga kritikat e vazhdueshme përgjatë dy viteve Kuvendi ka vendosur së fundmi pezullimin e procesit të vetingut për një kohë të pacaktuar. Në këtë vendimmarrje duket se ka ndikuar edhe raporti i fundit i GRECO pas performancës së dobët që raportoi KJV në kuvend për punën e viti 2020. Një nga pikat që ka veçuar Këshilli i Europës është verifikimi i pasurisë së policëve. Raporti tregon se, institucioni përgjegjës nuk po vepron dhe gjatë këtyre viteve ka hasur shumë problematika. Prandaj raporti shprehet kundër verifikimit të policëve dhe në këtë rast sugjeron që institucionet të sigurojnë burimet dhe materialet e duhura para se të nisin verifikimet ndaj uniformave blu. Në raport GRECO ka evidentuar se, ky verifikim i gabuar do të largonte punonjësit e aftë të policisë dhe do të dobësonte rrënjësisht këtë institucion. “Lidhur me policinë, GRECO ka frikë se procesi kalimtar i verifikimit do të çojë në largimin e shumë personaliteteve të kualifikuar dhe do dobësojë institucionin. Ai bën thirrje për zëvendësimin e tij me kontrolle të rregullta të integritetit gjatë karrierës së personelit të policisë, i cili vlerësohet të jetë më i drejtë dhe më efektiv. GRECO I bën thirrje që Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Verifikimin e Pasurive dhe Konflikteve të Interesit të pajiset me burime të përshtatshme për të optimizuar misionet e saj dhe që platforma elektronike që synon regjistrimin dhe publikimin e deklaratave të interesave private të bëhet funksionale sa me shpejt te jete e mundur”, thuhet në raport.

Thirrje për rregullime në ligj

Sipas raporti të GRECO, një nga shkaqet vetingu në polici dështoi është edhe parregullsia në ligj. Këtu iu bëhet thirrje edhe Këshillit të Ministrave dhe grupeve të tjera që kanë kontribuar në hartimin e ligjit për vetingun në polici ta rishikojnë atë në mënyrë që të jetë më i konciz në vënien në zbatim. Sakaq, GRECO thekson se thelbi i procesit është që në përfundim ai të sigurojë integritet dhe të luftojë korrupsionin. “GRECO konstaton se kuadri ligjor për parandalimin e korrupsionit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe këshilltarëve të tyre politikë dhe të policisë, është gjithëpërfshirës, ??por ende tepër kompleks. I bëjmë thirrje Shqipërisë të përqendrohet në zbatimin e tij efektiv, veçanërisht duke përmirësuar kapacitetin e organeve përgjegjëse për parandalimin e korrupsionit dhe përmes një qasjeje proaktive ndaj hetimeve. GRECO këmbëngul që çdo ministri të miratojë shpejt një plan integriteti dhe që ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët duhet të informohen rregullisht për masat për të siguruar integritetin e tyre”, theksohet në raport.

Duhen konsultime me grupe interesi

GRECO evidenton si një nga mangësitë që çuan në dështimin e vetingu faktin që para miratimit të tij nuk u konsultua me grupet e interesit. Sipas raportit, opozita dhe disa sindikata kanë kundërshtuat një pjesë të projektligjit, por që asaj kohe nuk u morën në konsideratë. “Ligji “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme” u miratua me shumicë të thjeshtë nga mazhoranca qeverisëse. Ai nuk përfshiu tërësisht në përmbajtjen e tij ndryshimet e propozuara nga opozita, ndaj dhe ajo në mënyrë të vazhdueshme e ka kundërshtuar procesin14. Edhe grupe të tjera të interesit, si sindikata e punonjësve t? policisë, raportojnë se nuk janë përfshirë dhe sugjerimet e tyre nuk janë marrë parasysh”, thekson GRECO.

Më të lexuarat