BREAKING NEWS

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i
x
BREAKING NEWS

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet
x
BREAKING NEWS

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po
x
BREAKING NEWS

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë, Klodiana Lala zbulon lidhjen e tij me të ekzekutuarin Can Kariqin, mikun e ngushtë të Ervis Martinajt (EMRI+FOTO)

Zhduket pa asnjë gjurmë 29-vjeçari në Tiranë,
x
BREAKING NEWS

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë? Manja paralajmëron 'tërmet' në nivele të larta: Do t’i bëjmë publike sapo të kemi…

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë?
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën të bënin sikur...

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Klodiana Lala: Të paktën
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e qeverisë, ministrja Evis Kushi komunikon vendimin e rëndësishëm për maturantët

Mbledhja e qeverisë, ministrja Evis Kushi komunikon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja amerikane del me mesazhin e rëndësishëm për Ballkanin: NATO e shqetësuar për...

Ambasadorja amerikane del me mesazhin e rëndësishëm për
x

Politike

Edi Rama për ‘Financial Times’ zbulon dëshirën e tij si asnjëherë më parë: Ja çfarë do doja të më shkruanin në gurin e varrit

Edi Rama për ‘Financial Times’ zbulon dëshirën e tij

Kryeministri Edi Rama duke folur për gazetën prestigjioze ‘Financial Times’ mbi strehimin e afganëve në Shqipëri, është pyetur edhe se cili do të preferonte të ishte epitafi mbi gurin e varrit të tij.Rama ka theksuar se nëse do të kishte një epitaf në gurin e varrit të tij, ajo do të ishte; “piktori më i mirë midis kryeministrave – dhe kryeministri më i mirë midis piktorëve”. Finacial Times veçon edhe zyrën e kryeministrit të mbuluar me stilolapsa, ku ai pikturon teksa dëgjon gazetarin i cili e pyet për strehimin e afganëve në Shqipëri por edhe për pasionin e tij për pikturën. Kur e pyes se si gjen kohë për të pikturuar duke drejtuar një vend, përsëri ngre një vetull. “Nuk gjej kohë”, thotë ai.

“Unë kurrë nuk pikturoj veçmas nga ajo që bëj çdo ditë, që është puna ime, në këtë tryezë. Kur jam në takime ndërkombëtare vizatoj duke qenë i vëmendshëm. Njerëzit ndonjëherë kanë përshtypjen se nuk po i dëgjoj, ose nuk më intereson ajo që thonë, gjë që nuk është e vërtetë. Njerëzit që vizatojnë gjatë takimeve, kanë më shumë fokus në atë që diskutohet – dhe janë më pak të stresuar nga ajo që diskutohet”, shprehet Rama.

Njeriu që mori vendimin për të pranuar afganët është ulur pas një tavoline të madhe prej druri në Tiranë,  e mbuluar me shkumësa dhe stilolapsa. Muret e zyrës së tij janë të zbukuruara me skicat dhe karikaturat abstrakte të tij.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, është një ish-pedagog i Akademisë së Arteve, i cili ka ekspozuar punën e tij edhe gjatë kohës si kryeministër.

Kur e pyes pse ai doli vullnetar në marrjen e afganëve në takimin e NATO-s disa muaj para rënies së Kabulit – kryeministri Rama duket paksa i acaruar për sugjerimin tim të nënkuptuar se ai bëri diçka të veçantë.

“Pse? Pse çfarë? Nuk bëhet fjalë për t’u dhënë strehë njerëzve në përgjithësi. Bëhet fjalë për këtë popull të veçantë, popullin e Afganistanit, dhe jo të gjithë ata, por ata që u angazhuan në [ndërtimin] e një Afganistani më të mirë.”

Më saktësisht, thotë ai, në takimin e NATO-s duhej të bënin plane për afganët që do të konsideroheshin ‘tradhtarë’ nga talebanët. Kryeministri Rama thotë se shqiptarët e kanë përjetuar luftën.

“Ne kemi vuajtur vetë. Për ne lufta, arratisja nga regjimet vrastare, kanë qenë pjesë e jetës sonë, nuk është Netflix,” thotë ai, duke kujtuar luftën e Kosovës në vitin 1999, kur gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës u strehuan në Shqipëri.

Rama u tërhoq nga karriera e tij në vitin 1999 për t’u rikthyer nga Parisi dhe për t’u bërë ministër i Kulturës që shënjon edhe hyrjen e tij në politikë. Tani është në mandatin e tij të tretë të qeverisjes si kryeminisrtër.  Që nga fundi i viteve 1990, Shqipëria simbolizonte kaosin por tani ajo është kthyer në një nyje stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Në muajt e fundit Rama ka qenë i hapur duke i kërkuar rajonit t’i rezistojë propozimeve nga Rusia dhe Kina.

Ai beson në idenë e anëtarësimit në BE, pavarësisht vonesave të pafundme në procesin e anëtarësimit. “Ne kemi konsumuar të gjitha ‘historitë e dashurisë’ më parë dhe martesat,” thotë ai në një referencë të nënkuptuar ndaj aleancave të epokës komuniste të Shqipërisë me Rusinë dhe Kinën. “Pra, ne jemi duke kërkuar për një martesë të re.”

Më të lexuarat