Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Politike

“Pinjollët e Ballit Kombëtar dhe të Legalitet hedhin baltë mbi heronjtë e luftës antifashiste”, Petro Koçi lëshon thirrjen e fortë: Është detyra jonë t'u përgjigjemi jo vetëm me ceremoni, por dhe me...

“Pinjollët e Ballit Kombëtar dhe të Legalitet hedhin

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka përshëndetur sot 75-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, gjatë ceremonisë së organizuar për këtë ditë historike nga qeveria dhe bashkia.

Në fjalën e tij, zv/ministri Petro Koçi sulmoi ashpër simpatizantët e Ballit Kombëtar dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit për baltosjen e dëshmorëve komunistë shqiptarë. Ai bëri thirrje që këtyre sulmeve t'u jepen përgjigje me dinjitet.

''70 mijë partizanë së bashku me 50 mijë luftëtarë të tjerë anti-fashistë luftuan për çlirimin e këtij vendi. Sot kur pinjollët e Ballit Kombëtar dhe të Legalitet hedhin baltë mbi heronjtë e luftës antifashiste, është detyra jonë t'u përgjigjemi jo vetëm me ceremoni, por dhe me dinjitet se sa të rëndësishme janë sakrifica e tyre. Ky është një fakt i pamohueshëm përballë botës të ndihemi me dinjitet të plotë, falë sakrificës së tyre. Lavdi partizanëve dhe dëshmorëve të atdheut!'', u shpreh zv/ministri Koçi.

Nga ana tjetër, sekretari i PS-së Taulant Balla e konsideroi si historike rreshtimin e vendit tonë në krah të Bllokut Aleat në Luftën e Dytë Botërore, e cila i prin sot rreshtimit të vendit tone krah aleatëve perëndimorë.

''U drejtohem të gjithë familjeve të dëshmorëve të atdheut dhe veteranëve të luftës, me të cilët kemi një lidhje të fortë brez pas brezi. Ai është një moment historik. Duhet ta dinë të gjithë, jemi i vetmi vend në Europë që u çliruam me forcat tona nga pushtuesit. Tha mirë ministri , lufta na bëri sot të renditemi krah aleatëve të mëdhenj. I shpreh një falenderim qeverisë sonë e cila do të përmbyllet në 29 nëntor me çlirimin e vendit. Të mblidhemi pa dallim. Shqipërinë e çliruan partizanët, i falenderojmë të gjithë'', përfundoi Balla.