BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Politike

PL nuk kursehet ndaj AIDSSH: Superfëlliqësira, të korruptura deri në fyt nga Edi Kristaq Rama dhe ‘Larva’ e tij me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje

PL nuk kursehet ndaj AIDSSH: Superfëlliqësira, të korruptura deri

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ashpërsoi tonet fyese dhe akuzuese ndaj Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili dënoi gjuhën fyese të kreut të PL, Ilir Meta në një studio televizive. Blushi i quajti “superfëlliqësira” anëtarët e AIDSSH teksa i akuzon se kanë shkelur 6 herë ligjin e informimit mbi dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit duke marrë 7 vendime në 1 duke mashtruar dhe falsifikuar dokumentet. “Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre. Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cenuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit. Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet. Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M”, shkruan në fillim eksponenti i PL. Më tej, PL e konsideron AIDSSH të korruptuar dhe të kapur nga kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula. Këtë të fundit, e akuzojnë se ka përfituar tendera të paligjshëm për ndërtime. Në fund, Blushi e mbyll mesazhin se koha e qeverisjes së “Rilindjes” me patronazhista dhe sigurimsa ka marrë fund. “Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u ‘alarmuat’, ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje. Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik. Nuk keni për t’i shpëtuar kurrë dënimit ligjor! Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!”, mbyll statusin e tij, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.

 

Më të lexuarat