Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Plak autik”/ Deputeti i përvishet keq Alket Hysenit: Politika do dilte e fituar nëse vendin tënd do e zinte...

Postuar: 20/11/2018 - 12:13

Deputeti i PS Alket Hyseni, ditën e djeshme në një përgjigje për Berishën, e quajti këtë të fundit “një plak autik” duke fyer kështu ata që vuajnë nga autizmi.

Hyseni e përsëriti disa herë fjalën “autik” në formë fyese për ish-kryeministrin por ka ndeshur në një reagim masiv në rrjetet sociale.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti Agron Shehaj i cili ndryshe nga Hyseni jep miliona lekë në vit për fondacionin “Down Syndrome Albania”. Shehaj i kërkon deputetit të PS të dorëhiqet.

“Nëse vendin e Hysenit do e zinte një person me aftesi ndryshe, politika do dilte e fituar”, shkruan Shehaj.

REAGIMI I PLOTË I SHEHAJT:

E dini cili është çmimi më i bukur që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime në biznes e politikë? Vleresimi nga komuniteti i personave me sindromen Doën, dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Sindromës Down per kontributin tim per femijet me sindromen Down te Fondacionit @Down Syndrome Albania.
Si kontribues i hershëm i këtij fondacioni, si deputet, si qytetar por edhe si baba, ndiej detyrën të reagoj ndaj gjuhës fyese e denigruese të deputetit Alket Hyseni.
Hyseni përdor gjendjen e të prekurve nga autizmi si formë fyese.
U ndjeva i neveritur. Jam i sigurtë që Hyseni nuk e di çfarë është autizmi, nuk e ka takuar kurrë një fëmijë ne spektrin e autizmit apo me sindromen Doën dhe s’ka njohur kurrë dy prindër që luftojnë në mënyrë të vazhdueshme per te ndryshuar mendësi si kjo e tij.
Pikërisht për këtë ai duhet sot, së paku, të kërkojë ndjesë. Dhe, nëse i ka mbetur ndopak ndërgjegje, të japë urgjent dorëheqjen.
Nëse vendin e Hysenit do e zinte një person me aftesi ndryshe, politika do dilte e fituar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 14:47

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur krah të djalit të tij. 
 

Postuar: 21/02/2019 - 14:25

Pasi protesta e opozitës përfundoi në mënyrë paqësore, pa asnjë incident dhe konflikt, i menjëher

Postuar: 21/02/2019 - 14:08

Sapo ka përfunduar protesta paqësore e opozitës, ku Sali Berisha ishte i vetmi që nuk mbajti fjal

Postuar: 21/02/2019 - 14:05

Ka përfunduar takimi i opozitës në selinë e PD-së.

Postuar: 21/02/2019 - 13:58

Në prononcimin e parë pas dorëzimit të mandatit, Ervin Salianji tha se më në fund ky proces mba