BREAKING NEWS

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri, anti-mafia italiane zbulon skandalin e rëndë: Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës

'Fake News'-i për konteinerët nga Italia në
x

Politike

“Plak matuf, pse nuk ndihmon qytetarët me paratë që ke vjedhur”, Berisha vijon të përhapë panik për Covid-19, masakrohet nga qytetarët

“Plak matuf, pse nuk ndihmon qytetarët me paratë që ke

Përhapja e pandemisë globale nga COVID-19 duket se e gjeti të gjithë botën të papërgatitur. Mungesa e maskave, dorezave dhe dizefektantëve vijon të jetë një problem, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në shtete të tjera, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën apo edhe shumë vende të tjera. Por pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet vendi, ish kryeministri Sali Berisha nuk e ka ndaluar përhapjen e panikut tek qytetarët.

Në faqen e tij në Facebook, ish kryeministri nuk rresht asnjëherë pa shpifur gjëra nga më të ndryshmet, ku për disa prej tyre është paditur edhe në gjykatë për shpifje. Por duke iu referuar situatës aktuale, Berisha u shpreh përmes një postimi se Shqipëria nuk po bën asnjë testim të qytetarëve për të zbuluar numrin e të infektuarve, duke theksuar se Franca ndoqi 3 hapa kyçe për parandalimin e COVID-19, siç janë maskat, testime dhe karantinën. “Maska, testime, karantinë! Kjo është strategjia që shpalli Franca. Në zbatim të saj ky vend: Porositi miliarda maska; Vendosi që në Prill të rrisë numrin e testimeve; 80 mijë testime në ditë. Kurse Shqipëria përveç karantinës: Bën numrin më të ulët të testimeve në botë dhe i ka të përqendruara në një dorë të vetme; Maskat për popullatën mungojnë plotësisht; Maskat për punonjësit e shëndetësisë janë shumë difiçitare; Edvin PPP Maska dhe Ndrikull Hajni Maska në një akt skandaloz u servirën mjekëve dhe popullatës maska të importuara në vitin 2018 dhe që kishin skaduar në vitin 2011; Në një akt të papërgjegjshëm ata refuzuan një javë më parë oferta për miliona maska”, tha Berisha.

Por të shumtë janë ata që e kanë nxjerr blof dhe e kanë masakruar me komente. Emigrantë që jetojnë në Francë kanë deklaruar se mungojnë maskat dhe testimet, duke theksuar se nuk po pranohen në ambulanca. “Ku i ke testimet e maskat në Francë ? Se kam 1 muaj se po kërkoj gel e maskë e s’ka asnjë farmaci. E për sa i përket testimit ambulanca thotë po ishe i zoti me marr frymë s’je rast urgjent s’ke nevojë për testim. Këtu po i heqin maskat e frymëmarrjes pleqve me ja vu të rinjve. Po zgjedhin kush me jetu e kush jo. Edhe këtë krizë globale ku jena sot shef si e si me e politizu”, u shpreh një komentues. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe një tjetër qytetar shqiptar që jeton në Francë, i cili shprehet se edhe atje ndihet mungesa e theksuar e maskave për personelin mjekësor, çka e bën të pamundur sigurimin e një maske nga qytetarët. “Ku i di kaq mirë ti? Në Francë jetojmë edhe këtej të trullosur nga virusi janë. Prit të vij prilli e pastaj fol, bëjnë 3 mijë e dalin 5 mijë pozitiv. Në farmaci më thanë maska s’ka as për personelin, ti rri në shtëpi s’ke nevojë për maskë më thanë. Bën politik të nivelit 1”, tha një tjetër komentues.

Por ka pasur edhe nga ata qytetarë, që duke i rikujtuar profesionin e mjekut, i kanë ngritur pyetjen se përse nuk ka dalë edhe ai të punojë vullnetarisht për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin tonë, si dhe sipas komentuesit përmes këtij gjesti human do ti rriteshin edhe vlerat. “More ku Sala pse nuk shkon vullnetarisht të punojë në spital sepse është mjek dhe kontributi i tij do të ishte shembull i madh pozitiv dhe do ti rritej vlera”, tha një komentues.

Një tjetër qytetar u shpreh se mungesa e maskave dhe tamponëve për testim po ndihet në të gjithë botën. “Lesh me qime o Sali. Maskat e tamponët mungojnë në çdo shtet. Bravo qeverisë që po menaxhon situatën në mënyrë perfekte”, u shpreh qytetari. Por duke marrë parasysh edhe numrin në rrithe të viktimave në Francë, një komentues e akuzon ish kryeministrin se po bën propagandë ruse në Europë. “Lëri budallëqet more e ke parë sa kanë vdekur në Francë. Me që paskan marrë masat, maskat janë për të sëmurët edhe jo për ata që janë mirë. Ti je bërë si propaganda ruse nëpër Europë”, tha një komentues. Po ashtu, ish kryeministri nuk u ka shpëtuar as akuzave se po bën politikë me një fatkeqësi që ka pushtuar gjithë botën. “O doktor çdo gjë po e bëni politike . Populli në hall ti bën krahasime me Francën me Gjermaninë me Italinë . Më duket se pleqëria po të dëmton shumë trurin . Çdo ditë ku të gjeni gabime . Po hajde çohuni si parti dhe tërë ato lekët që na keni vjedh jepuni njerëzve na një rrogë se në varr s’do i merrni”, tha një tjetër komentues.

Masakrimi nga qytetarët ka vijuar edhe më tej, ku i thonë ish kryeministrit se duhet të lërë lojrat politike dhe të ndihmojë qytetarët në nevojë me paratë që ka vjedhur gjatë kohës që ka qenë në pushtet. “Plak matuf, pse nuk ndihmon qytetarët me paratë që ke vjedhur”, tha një tjetër qytetar në postimin e ish kryeministrit. Ndërsa një tjerr komentues, i kërkoi që të mos reagoj për çdo gjë që ndodh në vend. “Po mjafte ore plak matuf mos i fute hundet kudo se do te futet ndonje krimbe ne hunde”, tha komentuesi.

“Plak matuf, pse nuk ndihmon qytetarët me paratë që ke

Më të lexuarat