Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plani i masave të sigurisë për vizitën e Jon Kerry, Tirana 8 orë e blinduar, patrullime dhe me helikopter

Plani i masave të sigurisë për vizitën e Jon Kerry, Tirana 8 orë e blinduar, patrullime dhe me helikopter

Postuar: 14/02/2016 - 09:01

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato, ka prezantuar dje për mediat planin për mbarëvajtjen e rendit gjatë vizitës që Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, do të zhvillojë në Tiranë sot. Për plot 8 orë, kryeqyteti do të qëndrojë i bllokuar, pasi do të angazhohen rreth 1.500 forca policie, në shumë akse nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i makinave, teksa do të ketë patrullime dhe me helikopter. “Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike janë angazhuar 1.548 punonjës policie nga strukturat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të rendit publik, Antiterrorit, Policisë Rrugore, të Forcave Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.
 
Po kështu për kontrollin nga ajri do të patrullojë një helikopter i Forcave të Armatosura me një grup të Forcave Speciale të Ushtrisë. Janë parashikuar kufizime të qarkullimit të mjeteve në aksin rrugor kryesor Rinas – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në disa akse rrugore të qytetit të Tiranës që lidhin këtë aks rrugor”, deklaroi Qato për mediat.  
 
Më tej ai u shpreh se do të ketë bllokim edhe të transportit urban në pjesën veriperëndimore të qytetit të Tiranës, duke shtuar se për rastet e urgjencave apo raste të tjera të emergjencave që kërkohen nga qytetarët, shërbimet e Policisë Rrugore do të bëjnë shoqërimin e mjeteve pranë qendrave më të afërta shëndetësore. Qato deklaroi se për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës së Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, strukturat e Policisë së Shtetit do bashkëpunojnë dhe koordinojnë masat edhe me institucionet e  tjera të sigurisë në vendin tonë si: Shërbimin Informativ Shtetëror, Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes dhe me Gardën e Republikës.
 
AXHENDA
 
Sipas axhendës zyrtare, Sekretari Kerry do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09:00, dhe do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
 
Sekretari Kerry do të mbërrijë në Kryeministri në orën 10.10, për t’u takuar fillimisht me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.
 
Më pas, do të zhvillohet takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe në përfundim të takimit, në orën 11.00, Kryeministri Rama dhe Sekretari Kerry do të kenë një deklaratë për shtyp.
 
Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
 
Vizita zyrtare e Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry të dielën në Tiranë do të shoqërohet nga masa të rrepta sigurie. Sipas policisë, për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan do të ketë një plan të detajuar dhe të veçantë masash, ashtu sikurse ka ndodhur gjatë vizitës së kancelares Angela Merkel apo kryeministrit serb, Vuçiç.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:59

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Postuar: 15/11/2019 - 23:07

 Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, nd

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G