Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Plani për bregdetin, Gjermeni: Fund ndërtimeve pa leje

Plani për bregdetin, Gjermeni: Fund ndërtimeve pa leje

Postuar: 23/10/2013 - 18:12

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, zhvilloi një takim me kryetarët e njësive të qeverisjes vendore, për të diskutuar për fillimin e procesit të Planit të Integruar të Bregdetit, si edhe hapat që duhet të ndërmerren në këtë drejtim. Gjermeni tha se qëllimi kryesor i Planit të Integruar për Bregdetin është harmonizimi i të gjitha planeve vendore, në funksion të planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në të gjitha njësitë vendore të zonave bregdetare.

Ministrja Gjermeni u shpreh se do të ndërhyhet me të gjitha ndërtimet e paligjshme, sidomos ato në zonat bregdetare, ndërsa theksoi se në çdo rast nevojitet një bashkëpunim i ngushtë mes strukturave të qeverisë dhe atyre të pushtetit lokal.

Në takim u theksua se përpara hartimit të Planit të Integruar për Bregdetin, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi me njësitë vendore. Nisja e procesit të hartimit të Planit të Integruar për Bregdetin, u vendos në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), në 8 tetor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 16

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 08:33

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me videon e përgatitjeve të fundit të itenerarit të artifakteve për 550 vjetorin e Skëndërbeut.

Postuar: 16/01/2018 - 08:00

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të vënë në zbatim planin B për bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:57

Kuvendi ka nisur zyrtarisht procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:48

Partia Demokratike ka vendosur që të përshkallëzojë reagimet ndaj mazhorancës qeverisëse.

Postuar: 16/01/2018 - 07:43

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi ditën e djeshme akuza të forta ndaj deputetëve të opozitës.

Postuar: 16/01/2018 - 07:38

Sezoni i ri parlamentar është çelur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.