BREAKING NEWS

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm, policia zbardh ngjarjen e rëndë në Durrës, vë menjëherë në pranga administratorin dhe inxhinierin e pallatit (DETAJE)

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm,
x

Politike

Plas antishqiptarizmi në PS: Nuk duam Shqipërinë para partisë

Plas antishqiptarizmi në PS: Nuk duam Shqipërinë para
Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste ditën sotme po shokon të madh e të vogël. Veç surprizave të tipit “Rama” për referendum për zgjedhje në parti pa kandidat, apo provokimeve të deputetes Dade se në vend të Ramës në krye të PS mund të qëndronte fare mirë dhe ajo, sot si asnjëherë më parë në historinë e një partie, u shpërfaq antishqiptarizmi më i thekur i një grupimi shqiptarësh, që për më tepër qeverisin Shqipërinë.
 
PS është zgjedhur si partia që do të rindërtonte shtetin e djegur nga Sali Berisha, por duket se nga tokë e djegur vendi po shkon në tokë pa zot. Të shquar mbi të gjitha për servilizmin e pashoq ndaj kreut aktual të PS, deputetët Taulant Balla dhe Pandeli Majko iu kundërpërgjigjën menjëherë rebelit Ben Blushi, i cili kishte zgjedhur ta mbyllte fjalën e tij në Asamble me fjalinë: “Mes Partisë dhe Shqipërisë, preferoj të zgjedh këtë të dytën”.
 
Kjo duket se ka prekur deputetët Majko dhe Balla, i pari ish kryeministër dhe i dyti një deputet nga fshatrat e humbur të Librazhdit. Ish kryeministri i shndërruar tashmë në një lolo këshillues dhe argëtues për kryeministrin, deklaroi sot se refuzonte të pranonte faktin që Shqipëria është më e rëndësishme se PS. "S'jam dakord që Shqipëria ka më shumë rëndësi se PS", ka thënë Majko. Ndërsa deputeti nga fshatrat e humbur, por me banim në Tiranë, Taulant Balla, deklaroi se para Shqipërisë vinte partinë. Deklarata të tilla të dala nga goja e dy emrave të sipërpërmendur mund të quhen minimumi të papërgjegjshme, por kur dalin nga goja e ministrit të Jashtëm, atëherë çështja do parë seriozisht.
 
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u është bashkëngjitur deklaratave të tilla antikombëtare, duke njësuar si pa të keq partinë me Shqipërinë. "Nuk shoh ndonjë ndryshim mes Shqipërisë dhe partisë", është shprehur Bushati. Një skandal i vërtetë, por që me siguri do të shuhet shpejt nga ndonjë tjetër skandal i radhës, i cili gjithashtu do t’ia lërë radhën tjetrit, e kështu me radhë siç po ndodh në këtë parti që deri më sot njihej si kombëtare, por që anëtarët e saj po preferojnë ta kthejnë antikombëtare, antikushtetuese dhe antishqiptare.