BREAKING NEWS

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u anulua takimi me kryeministrin Albin Kurti

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u
x

Politike

Plas debati në Komision/ Bushati zbulon ku do të shkojnë paratë e sekuestruara nga OFL, Roshi i kthehet keq: Çfarë është gjithë kjo urgjencë?! (REPLIKAT)

Plas debati në Komision/ Bushati zbulon ku do të shkojnë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj këtij fenomeni i duhet thënë ‘jo’ përmes mekanizmave ligjore.

I pranishëm në Komisionin e Ekonominë dhe Financave ku po shqyrtohet projektligji për pasuritë e sekuestruara, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj këtij fenomeni i duhet thënë ‘jo’ përmes mekanizmave ligjore.

Bushati propozoi që këto pasuri të sekuestruara nga aksionet e OFL-së, të shërbejnë për strehimin e personave të prekur nga tërmeti, që aktualisht rezultojnë pa banesa.

Ai theksoi se sekuestrimi i këtyre pronave që sigurohen nga veprimtaritë kriminale, nuk duhet të shihen si shpronësime, por si rishpërndarje.

“Krimi ka marrë përmasa të mëdha, ndaj t’i themi “jo”. Sekuestrimi i pronave të krimit, nuk është shpronësim, por duhet të shihet si rishpërndarje. Pasi këta njerëz kanë marrë në kurriz të shoqërisë këto prona dhe ato duhet t’i kthehen qytetarëve. Kjo që po flasim nuk është diçka që po ndodh tek cepi i lagjes, por është një proces që shkon në shuma të mëdha lekësh. Këto vlera, janë më shumë se dëmet e vet tërmetit. Ca të keqe do kishte sikur këto prona të viheshin në dispozicion për ata banorë që nuk kanë shtëpi pasi iu shkatërruan banesat nga tërmeti. Krimi sjell vrasje”, tha Bushati.

Ndërkohë, deputeti i opozitës Artur Roshi sulmoi qeverinë për Operacionin Forca e Ligjit, ndërsa pyeti se çfarë e pengoi mazhorancën në këto 6 vite që të luftonte krimin.

“Rezervat e mia janë për qeverinë se kush e ndaloi në 6 vite që të luftonte krimin. Po flet sikur të ishte në opozitë. Po kush e pengoi qeverinë që ta luftojë krimin?! Ju keni lejuar ose keni qen të pavëmendshëm dhe sot gjendemi para këtij fakti. Problemet nuk zgjidhen me aksione. Çfarë është gjithë kjo urgjencë për të shpejtuar proceduarat. Sekuestron thuhet se do ta vendosi Komiteti Ndërmjetës. Por këtë duhet ta bëjë Gjykata.”, tha Roshi.