BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Plas debati, Odhise Porodini u përgjigjet sulmeve të Alimadhit për partizanët dhe paralajmëron nismën e re që do çojë në Kuvend: Do përjashtohesh nga politika, je antishqiptar

Plas debati, Odhise Porodini u përgjigjet sulmeve të Alimadhit

Kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së veteranëve të LANÇ Odhise Porodini, i është përgjigjur akuzave të bëra nga kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi për partizanët. Përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, pak ditë më parë Alimadhi i cilësoi partizanët dhe komunistët kriminelë që i kanë duart e lyera me gjak, ndërsa theksoi se këto krime sipas tij, duhet të ndëshkohen me ligj, si e vetmja mënyrë që siç thotë ai do të vendos drejtësinë e munguar në vend, transparencë kjo që nuk është bërë në shumë dekada. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Odhise Porodini, i cilësoi deklaratat e Alimadhit si deklarata që vijnë nga një person i cili sipas tij është antishqiptar. Ai deklaroi se si kryetar i komitetit kombëtar të organizatës së veteranëve do të kërkoj tek kryesia e Kuvendit që këta njerëz të përjashtohen nga Parlamenti.“Në fakt nuk është hera e parë që ai palo ballist që nuk e di se si ka ardhur aty në Parlament, por që të flasësh për atë luftë heroike të popullit shqiptar në të cilën pjesëmarrja ka qenë masive që nga të rinjtë dhe deri tek të moshuarit. Partizanët ishin luftëtarë që luftuan në male dhe luftuan kundër një bishe si ishte fashizmi dhe në ato beteja ranë 28 mijë dëshmor. Të mohosh atë luftë dhe të flasësh gjëra të tilla nuk mund që të jesh normal, të mohosh atë luftë legjendare dhe atë gjak të derdhur, këta njerëz nuk meritojnë që të qëndrojnë në Parlament, por duhet që të përjashtohen se janë antishqiptar. Unë si kryetar i komitetit kombëtar të organizatës së veteranëve do të kërkoj tek kryesia e Kuvendit që këta njerëz të përjashtohen nga Parlamenti. Organizata e veteranëve është e vendosur që të luftoj deri në fund kundër atyre neoballistëve dhe antishqiptareve”,  tha ai.  

Porodini: Alimadhi kërkon të mbulojë tradhtinë e madhe

Kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së veteranëve të LANÇ Odhise Porodini vijoi më tej duke thënë, se historia e luftës është e shkruar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve që ranë në luftë. Ai tha se tradhtia e ballit kombëtar është e vërtetuar dhe se Alimadhi i bënë ato deklarata qëllimisht që të justifikojë tradhtinë e ballit kombëtar, ndërsa deklaroi se kjo është një tradhti e dytë e ballit kombëtar.“Alimadhi  i përket ballit kombëtar dhe balli kombëtar gjatë luftës nacionalçlirimtare u bashkua me pushtuesit nazifashist, udhëhoqi operacionet famëkeqe të dimrit dhe beharit të ’44-ës dhe ishin ata të cilët tregonin se ku ishin bazat e luftës. Historia është e shkruar me gjakun e atyre 28 mijë dëshmorëve dhe nuk ka se çfarë të shkruhet tjetër. Ato që thotë ai janë përralla kërkon që të mbulojë tradhtinë e madhe që vërtetohet dhe nga arkivat e kundërshtarëve, atyre që kanë qenë pushtues nga gjerman, nga italian dhe vërtetohet edhe nga deklaratat e përfaqësuesve të shteteve aleate. Tradhtia e ballit kombëtar është e vërtetuar dhe ai njeri del qëllimisht që të justifikojë tradhtinë. Kjo është një tradhti e dytë e  ballit kombëtar dhe Alimadhi këtë qëllim ka që të mohoj tradhtinë e ballit”, tha kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së veteranëve të LANÇ, Odhise Porodini.

Më të lexuarat