BREAKING NEWS

Pas kërcënimeve dhe paralajmërimit për shpërndarjen e Kuvendit, Meta bën lëvizjen e papritur

Pas kërcënimeve dhe paralajmërimit për shpërndarjen e
x

Politike

Plas debati/ Tom Doshi e Sterkaj i ankohen Ramës, kryeministri: Uluni bashkë siç ulem unë me Metën dhe Berishën

Plas debati/ Tom Doshi e Sterkaj i ankohen Ramës, kryeministri: Uluni

80% e drejtorëve të Bashkive në qarkun e Shkodrës do të largohen nga puna. Ka qenë ky urdhri i kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes që kreu i qeverisë ka zhvilluar me drejtues të rajonit të Veriut në Velipojë. Mëshet se Rama ka kërkuar largimin e tyre në varësi të vlerësimit të performancës dhe institucioneve me varësi nga qendra.

Gjithashtu janë zbardhur edhe debatet në këtë mbledhje. Mësohet se gjatë mbledhjes Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj i janë ankuar kryeministrit Edi Rama për emërimet e drejtorëve në Shkodër duke thënë se nuk janë pyetur nga deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha për emërimin e drejtorëve të rinj.

Rama i ka kërkuar të dy palëve që të ulen bashkë, duke thënë se kur ai ulet me Metën dhe Berishën, pse ata nuk ulen me njëri-tjetrin?

"Pse nuk uleni bashkë? Tomën e kemi aleat. Sterkaj është i Malësisë së Madhe por ka të drejtë të jap mendim për drejtorët rajonalë. Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën, ju pse nuk uleni me njëri tjetrin të flisni?", mësohet të jetë përgjigjur Rama.