BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Politike

Plas konflikti mes qeverisë dhe drejtësisë, KLGJ përplaset me Çuçin dhe Gjonajn për hartën gjyqësore dhe shkeljet e gjyqtarëve

Plas konflikti mes qeverisë dhe drejtësisë, KLGJ përplaset

Plas konflikti mes qeverisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Harta e re gjyqësore duket se nuk është konflikti i vetëm. Ishte ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili dy ditë më parë, i dërgoi një letër KLGJ, ku shprehte shqetësimin në lidhje me disa vendime, të dhëna nga Elidon Papazisi, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gjirokastër. Sipas ministrit vendimet e gjyqtarit janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme “Bregdeti Ynë”. Në letër, ministri shkruan se gjyqtari ka dhënë vendime, të cilat në analizën dhe vlerësimin e strukturave të Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit. Ndërkohë, pas letrës së dërguar nga Ministri Çuçi, ka reaguar Këshilli i Lartë Gjyqësor. Me anë të një deklarate të bërë, KLGJ i kërkon ministrit të Brendshëm Bledi Çuci, që të denoncojë me fakte në organet kompetente akuzat që ka ndaj gjyqtarit të Gjirokastrës Elidon Papazisi, për të cilin kërkoi hetim pasi ka penguar operacionin “Bregdeti Ynë”, duke dhënë urdhër për të ndaluar aksionin. Në deklaratë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, shprehet se duhet që të ndalen presionet ndaj gjyqësorit. Këshilli bën me dije se qëndrime të tilla mund të krijojnë edhe një imazh jo të mirë në sytë e qytetarëve ndaj pushtetit gjyqësor. Sipas KLGJ, këto deklarata mund të ndikojnë po ashtu edhe në punën e gjyqtarëve. “Qëndrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe bien ndesh me qëllimet dhe objektivat e reformës në drejtësi, si dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit. Gjithashtu, ato ndikojnë negativisht në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë, të papranueshme në shtetin e së drejtës, në të cilin mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit”, thuhet në deklaratë.

KLGJ kërkon respektimin e pavarësisë së gjyqtarëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor, shprehet se në denoncimin e rastit të gjyqtarit nga ministri, nuk është respektuar pavarësia e gjyqtarit, ndërsa bëhet me dije se ky nuk është rasti i parë. Po ashtu, Këshilli ka garantuar se gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve dhe se i nënshtrohen gjithmonë Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. “Gjithashtu, me keqardhje konstatohet se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të pavarësisë së gjyqtarëve në ushtrimin e veprimtarisë së tyre për dhënien e drejtësisë. Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor sjell në vëmendje të opinionit se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton se gjyqtarët janë të pavarur në ushtrimin e funksioneve, i nënshtrohen Kushtetutës dhe ligjeve”, thuhet në deklaratë.

Më të lexuarat