BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat

Dashuria dhe qetësia brenda çetës anti-amerikane të udhëhequr nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi duket se është venitur. Edhe pse në fillim u trumbetua si një “martesë” e konsoliduar, çifti Berisha-Bardhi kanë krijuar krisjet e para, teksa shkak i sherrit është bërë ndarja e posteve dhe ofiqeve, sikundër u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga gazeta “SOT”. Një javë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi hapur se Sekretari i Përgjithshëm i “Foltores” është Flamur Noka dhe se sipas tij, Gazment Bardhi ka postin e kryetarit të grupit parlamentar. Por kjo deklaratë e Berishës duket se ka xhindosur deputetin Bardhi, i cili teksa ishte i ftuar këtë të enjte në një studio televizive, garantoi se detyra e Sekretarit të Përgjithshëm mbahet prej tij dhe jo nga Flamur Noka. “PD nuk ka kryetar. Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar, zgjedhje për kryetar do të bëhen në një moment tjetër. Sekretari i Përgjithshëm i PD është Gazment Bardhi”, deklaroi Bardhi. Mirëpo në lidhje me këtë deklaratë të Bardhit, dje ka reaguar edhe kreu i “Foltores”, Sali Berisha. Ky i fundit duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp nga selia blu e pushtuar me dhunë, ripërsëriti se Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm. “Tani edhe njëherë. Realitetet nuk janë për tu injoruar. Ne mbi këto realitete po operojmë deri tani dhe po operohet shumë mirë. E them, siç e thashë disa herë, ky është një proces në vazhdim i cili ka pasur frytet e para pozitive të qarta, kjo është ajo që mund të them”, deklaroi ai. Pra, duket qartë se kemi një krisje mes çiftit Berisha-Bardhi. Megjithatë, theksojmë se kjo deklaratë e bërë dje nga Berisha, vjen disa ditë pasi ai e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha. “Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”, u shpreh Berisha një javë më parë.

Berisha tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese, kopjon tezën e Bashës

Sakaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka reflektuar edhe për ndryshimet Kushtetuese të bëra në vitin 2008. Berisha theksoi dje se është plotësisht gati që të ndryshojë sistemin zgjedhor, duke theksuar se nuk ka asnjë kundërshtim as për të bërë ndryshime në Kushtetutë dhe duke pranuara kështu tezën e kreut të PD, Lulzim Basha. “Tani, që të flasim për gjëra sa për tu gjetur në punë, mund të flasim. Unë jam shprehur edhe para 10 ditësh që sistemi zgjedhor mund të ndryshojë. I njoh jo pak sistemet, por nuk është vetëm një sistem që jep zgjedhje të lira, janë disa. Nëse një sistem bëhet objekt kritikash dhe mosbesimi është në mençurinë më të madhe ta ndërrosh me një sistem që mund të ngjallë besim”, nënvizoi Berisha.

“Foltorja” nis presionet ndaj Gjykatës së Lartë

Nga ana tjetër rikonfirmimi i Lulzim Bashës në krye të demokratëve dhe përfundimi tek prehri i Ilir Metës duket se ka alarmuar Berishën, i cili ka nisur presionet ndaj Gjykatës së Lartë për vulën e PD para se të krijojë parti të re. Ka qenë përfaqësuesi për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhjet në “Foltore”, Ivi Kaso, i cili në një deklaratë për mediat akuzoi se Gjykata e Lartë dhe Kolegjin Zgjedhor se kanë rënë “pre” e interesit të Edi Ramës, pasi sipas tij, po zvarritet pa arsye prej 4 muajsh në vendimi për Partinë Demokratike. Nisur nga kjo situatë, Kaso i bëri thirrje Gjykatës së Lartë që të japë vendimin. “Prej dy vitesh tashmë, gjykatat e Shqipërisë me urdhrin politik të Edi Ramës e kanë marrë peng përfaqësimin formal të opozitës shqiptare. Edi Rama është investuar personalisht për këtë çështje, siç dëshmoi edhe dosja McGonigal, duke ndikuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe të institucioneve zgjedhore. Me sa duket “pre” e interesit të kryeministrit ka rënë edhe Gjykata e Lartë. Pasi Gjykata e Apelit, duke mbyllur sytë dhe ulur kokën, mori vendimin e turpshëm për ta zvarritur pafund këtë çështje, ne ankimuam menjëherë këtë vendim pranë Gjykatës së Lartë, në datë 15 maj 2023. Sipas afateve të shqyrtimit, Gjykata e Lartë duhet të kishte marrë një vendim brenda datës 25 qershor 2023. Sot, kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka ende asnjë indicje se kur Gjykata e Lartë do të mblidhet për të dhënë vendim; i cili është me interes shumë të lartë publik. Shtyrja në kalendat greke e kësaj çështjeje nga ana e Gjykatës së Lartë i intereson vetëm atyre që duan që opozitën ta mbajnë virtualisht të përçarë. Edhe pse nuk ka asnjë dyshim tashmë se cili formacion dhe lidership politik përfaqëson realisht opozitën, të vetmit që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, se ashtu u intereson, janë Gjykata e Lartë dhe Kolegji Zgjedhor”, deklaroi Kaso.

Më të lexuarat