BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Plas sherri në komisione, Xhafaj sulmon Komisionin e Prokurimeve Publike, Braçe shpërthen ndaj qeverisë dhe del kundër vendimit për kompensimin e ndërtuesve deri 30%

Plas sherri në komisione, Xhafaj sulmon Komisionin e Prokurimeve Publike,

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është zhvilluar me debate të forta mes deputetëve. Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj, ditën e djeshme ka sulmuar Komisionin e Prokurimeve Publike, ndërsa nuk kishte mendim pozitiv për raportin e Komisionit të Prokurimit Publik. Gjatë komisionit të Ligjeve, Xhafaj tha se do ta votojë pro edhe pse nuk ka pasur e nuk ka mendim pozitiv për raportin e KPP-së. Ndër të tjera, deputeti tha se ky institucion nuk ka arritur që të ngrihet në standardin që është destinuar që të punojë.“Unë personalisht do ta votoj edhe për shkak se ato që janë aty qëndrojnë, pavarësisht se nuk kam mendim pozitiv për komisionin e prokurimit publike, nuk e mohoj këtë gjë. Nuk kam pasur dhe nuk kam për mënyrën si i është qasur i gjithë zbatimit të ligjit në këtë fushë. Ishte një përpjekje pozitive ndryshimi i ligjit dhe zgjedhja përpjekja për ti zgjedhur jashtë influencës së ekzekutivit dhe si një produkt i votimit parlamentar, por besoj se komisioni i prokurimit publik nuk është ngritur në standardin për të cilën është destinuar të veprojë. Edhe nga përvoja që kam pasur dhe nga sa e kam ndjekur vlerësimi im nuk është pozitiv. Por ato që janë paraqitur meritojnë mbështetjen dhe unë do ta votoj për shkak të kësaj gjëje”, u shpreh Xhafaj.

Braçe përplaset me Bejtjen për çmimin e grurit

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka pasur një debat me zëvendësministrin e Energjisë, Ilir Bejtja. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se çmimi i grurit e produkteve të tjera do të rritet njësoj siç mund të jetë rritur ai i hekurit apo i materialeve të tjera. Në mbështetje të fermerëve, Braçe ka kërkuar që gruri të shitet me çmimin e bursës.“A keni një listë të kontratave se ka shkolla që nuk janë mbaruar. Ky afat kaq i gjatë pa bërë analizë nëse kontrata është apo jo me afat krijon mundësi për spekulim sepse në 1 janar 2022 çmimet janë rritur pretendoni ju. Do ta shohim. Po i bëj thirrje kujtdo që grurin ta shesin me çmimin e bursës”, tha ai. Ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë, me tone të larta, Braçe thekson se jo të gjitha kompanitë nuk duhet të kompesohen me taksat e marra nga xhepat e shqiptarëve, por duhet të vendosen disa kritere. Braçe është i mendimit se një kompani që ka tejkaluar afatet në mënyrë të pajustifikueshme, që kanë fituar tenderin me 99% të fondit limit, apo që e kanë nënkontraktuar kontratën duke e çuar deri në 'në dorë të tretë', nuk duhet të komopesohen.“Duhet të ketë një akt tjetër që shoqëron aktin normativ, kompanitë e hekurit, çimentos, bitumit, ka qenë në treg të lirë të energjisë elektrike, prej 2 vjetësh, ca bëri vaki që na rriti çmimin bitumi brenda 2 muajsh, shqetësimi që kam është, pika e referencës për rritjen e çmimit dhe masa që zë në vlerën e investimit në faturën që do paguajmë. Nëse ka tejkalime në afate të pajustifikuara, nuk kanë pse paguajnë taksapaguesit, kostot e kompanive që mezi punojnë, që duan të bëjnë punën me 10 punëtorë jo me 20”, tha ai.

Më të lexuarat