BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Politike

Plas sherri në Komisionin e Ekonomisë, Roshi përplaset keq me Ahmetajn: Mos më bëj ironi këtu! (REPLIKAT)

Plas sherri në Komisionin e Ekonomisë, Roshi përplaset keq me

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.  Një debat i ashpër u zhvillua mes ish ministrit të Financave dhe kreut të Komisionit, Arben Ahmetaj është ‘përplasur’ me kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Roshin.

Gjatë diskutimit për projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, Ahmetaj tha se nismën për këtë projektligj e ka ndërmarrë vet ai, por Artur Roshi, njëherësh edhe nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, ka ndërhyrë duke i thënë që mos të bëjë ironi.

Ahmetaj: Nismën për rivlerësimin e kam bërë unë. 

Roshi: Mos bëj ironi këtu.

Ahmetaj ndër të tjera tha se qytetarët kanë të drejtë ta rivlerësojnë apo jo pasurinë e tyre. Sipas tij rivlerësimi 3% është normal. Nga ana tjetër deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka këmbëngulur se rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të vijojë me vlerësimin 2%. Sipas Gjylametit  çmimet minimale fiskale dihen dhe efektet financiare tashmë pas tërmetit janë të pritshme. 

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj u shpreh i bindur se Durrësi po ringrihet qoftë edhe shpirtërisht pas tërmetit të 26 nëntorit.  

Më të lexuarat