
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Plas sherri në PS, deputetët të pakënaqur me vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e pensioneve dhe kaosin e shkaktuar nga bllokimi i shërbimit të Kadastrës, zbardhen debatet në grupin parlamentar

Shkruar nga Rigels Seliman 19 Shtator 2023

Paralajmërimi për të indeksuar pensionet me 8.6 për qind muajin që vjen dhe vendimi i qeverisë për mbylljen e çdo sporteli të Kadastrës shtetërore, duke ofruar shërbimin vetëm online nëpërmjet e-Albania, duket se kanë trazuar ujërat brenda Partisë Socialiste. Si me rritjen me hapa breshke për pensionet, ashtu edhe me kaosin në të cilin ndodhet aktualisht Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej fillimit të korrikut, kur u njoftua digjitalizimi i sistemit, nuk po lëshon asnjë dokumentacion pronësie as për kompanitë që ofrojnë shërbime në fushën e real-estate, qytetarët janë ata që e pësojnë. Por në krah të këtyre të fundit duket se kanë dalë deputetët socialistë, të cilët dje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS janë shfaqur të pakënaqur me dy vendimet e sipërpërmendura. Fillimisht mësohet se disa deputetët të Partisë Socialiste kanë ngritur para grupit dhe kryetarit Bledi Çuçi shqetësimin lidhur me pensionet e bujqve, pasi vlerësohen të vogla. Gjithashtu, burimet bëjnë me dije se disa prej deputetëve kanë ngritur edhe shqetësimin për çështjen e kthimit me vonesë të përgjigjeve nga Kadastra për qytetarët. Ligjvënësit kanë kërkuar reflektim për këtë situatë dhe përmirësimin e shërbimit.
Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit
Ndërkohë referuar të njëjtave burime, socialistët nuk kanë diskutuar në mbledhje mbi letrën zyrtare që Gazment Bardhi i ka dërguar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Në letrën e tij, Bardhi vinte në dijeni edhe kreun e grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten votat e mazhorancës dhe opozitës. Ndërkaq edhe çështja e Arben Ahmetajt, i cili është në arrati për çështjen e inceneratorëve, nuk është diskutuar. Në këtë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim politik për Ahmetajt, pra për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Sipas deputetëve, Ahmetaj ende nuk është dënuar, kështu që ai do të zëvendësohet kur t’i hiqet mandati i deputetit. Po ashtu sipas burimeve në mbledhje nuk është diskutuar as për Reformën Zgjedhore, për të cilën Partia Socialiste ka thënë me herët se duhet zgjidhur me urgjencë.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë se Kaosi te Kadastra është në përmasa shumë më të mëdha nga sa raportohet. Mijëra qytetarë kanë ngecur në veprimet me pronat e tyre, ndërsa bankat nuk po mundet të veprojnë normalisht me kreditë kur kolateral janë pronat. E gjithë kjo ka shkaktuar një ngërç të madh në vend, vetëm për shkakun se Kadastra nuk bën dot veprimet mbi pronat siç bëheshin më parë. Gazeta “SOT” komunikoi me një qytetar, mes mijërave që janë duke hasur këtë problem, duke mësuar se tashmë Kadastra nuk pranon më as edhe të ankohesh për vonesat e theksuara për pronat. Si ky qytetar ka dhjetëra mijëra të tjera në Shqipëri, pronat e të cilëve kanë mbetur peng i paaftësisë së Kadastrës për të kryer veprimet. Gjithçka ndodh në kushtet kur Kadastra merr paratë për çdo procedurë, edhe pse nuk ofron shërbimin. Peng i kaosit kanë mbetur edhe noterët, të cilët janë të detyruar të marrin pagesat nga qytetarët për kryerjen e veprimeve, por kur skadon afati dhe duhet të riaplikojnë, qytetarëve iu duhet sërish që të aplikojnë.
Gjithçka filloi në korrik kur kryeministri Rama theksoi se do të mbylleshin të gjitha zyrat e Kadastrës dhe gjithçka do të bëhej online. Mirëpo, sistemi nuk iu përgjigj dhe tashmë situata ka dalë nga kontrolli. Ndërsa sa i takon pensionistëve, nga muaji i ardhshëm ata në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 500 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 900 lekë. Nga 17 mijë e 350 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 842 lekë. Gati 1 mijë e 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 700 lekë më tepër. Ndërkohë pagesa mujore që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 8.6 për qind të do të bëhet 11 mijë e 239 lekë nga 10 mijë e 239 lekë që aktualisht është. Nga 1 tetori do të marrin 712 lekë më shumë përfituesit e pensionit të invaliditetet që jetojnë në fshat, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 190 lekë më tepër. Nga rritja me 8.6 për qind do të përfitojnë rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.
Më të lexuarat


Vrasja e efektivit në veri, kryeministri kroat "shuplakë" BE: Dënojmë me forcë forcat e strukturuara serbe, të përkrahet Kosova

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Rama i bën thirrje ndërkombëtarëve, kërkon sanksione për Serbinë

“Shfaqja e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, shfaqje që nxit tension”/ Rama reagon nga Kroacia dhe bën thirrje: E vetmja rrugë...

Bujqësia në vendnumëro, ja si përgjigjet Rama nga Kroacia për pezullimi i fondeve nga BE për programin IPARD

Kryeministri i Kroacisë jep lajmin e mirë: Do të bëhemi shtysë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë e fqinjëve në BE

E pazakontë/ Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë punon si kamerier në restorantin e tij, nuk do ta besoni kush është (Emri)

I përfolur në dosjen e korrupsionit, Beqaj “dhëmbë për dhëmbë” me demokratët në Komisionin e Ligjeve

Analiza e BIRN: Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Nis viti i ri akademik, Tabaku: Arsimi universitar reflekton dështimet e reformave gjysmake

Deklaratat për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës, Çollaku kërkon interpelancë me kryeministrin Rama
